Home » KORABI Dibër » Derbi mbaroi në barazim

Derbi mbaroi në barazim

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Karaorman (Strugë) 1-1 (0-0)
Gol: Drilon Koleci

Arbër Kuka
Dibër, 21 Mars 2010 – Me dy javë vonesë, rinisi kampionati në Ligën e Tretë të Maqedonisë, sezoni pranveror.

Derbi i shumëpritur midis Korabit dhe liderit, Karaormani u zhvillua në prani të shumë spektatorëve Dibran të cilët kishin munguar gjatë kohë. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë.

Ne pjesën e parë të dy ekipet kishin raste për të shënuar, raste më të mira kishte ekipi mysafir, por portieri Ariton Rexha bëri disa ndërhyrje vendimtare.

Pjesa e dytë ishte më dinamike, prej në fillim lojtarët e Korabit filluan ta kontrollojnë ndeshjen dhe shumë shpejt shënuan gol, por sipas gjyqtarit kryesor ishte i pavlefshëm. Ndërsa në minutën e 55-të Drilon Koleci shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe ngjalli një gëzim shumë të madh tek publiku Dibran. Minutat në vazhdim i takuan përsëri Korabit, aritën që të bëjnë disa raste për gol, por nuk ishin të saktë.

Mysafirët barazuan rezulltatin në minutën e 65-të, shfrytëzuan një rëmujë që u bë në zonën e reptësisë dhe aritën të shënojnë. Mbas barazimit lojtarët e Korabit ishin të pafuqishëm që të mernin në kontrollë lojën dhe të shënojnë golin e fitores, dhe me këtë rezulltat mbaroi ndeshja.

About admin

Leave a Reply

Translate »