Home » KORABI Dibër » Pionerët e Korabit fitojnë 5-0 në Ohër

Pionerët e Korabit fitojnë 5-0 në Ohër

image

Ohër, 28 Mars 2010 – Pionerët e klubit të Korabit dita ditës po shfaqin talente të rinj, të cilët pritet që në të ardhmen të aktivizohen me skuadrë e KF Korabi.

Sot kanë treguar një lojë spektakolare në Ohër, kundër skuadrës “Euro Football”, ndeshje të cilën e kanë fituar me rezulltat të bindshëm 5-0. Në këtë ndeshje ishte i pranishem edhe kryetari i ligës së pionerëve.

Për pionerët e Korabit kujdeset Almir Jajaga, i cili shprehet optimist për të ardhmen e këtyre futbollistëve që dita ditës po shfaqin lojë më të mirë, një gjë e tillë u vertëtua sot në ndeshjen e zhvilluar në Ohër ku ne fituam bindshem, shprehet Almir Jajaga.

Në klubin e pionerëve të Korabit lojtarët të cilët vërehen më së shumti me lojën e tyre janë Dukagjin Turkeshi, Bedri Josufi dhe Erolind Kaçallniku.

About admin

Leave a Reply

Translate »