Home » KORABI Dibër » Korabi me fitoren e parë në gjysmë-sezonë të dytë

Korabi me fitoren e parë në gjysmë-sezonë të dytë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KF Korabi – Vardino (Demir Hisar) 3-0 (1-0)
Gol: Abib Kllobocishta 2, Drilon Koleci

Arbër Kuka
Dibër, 3 Prill 2010 – Në xhiron e tretë Korabi bën fitoren e parë si vendas kundër ekipit nga Demir Hisari, Vardino me rezulltat 3-0.

Ashtu siç priteshte, lojtarët vendas treguan siguri në lojë dhe kundërshtarit nuk i lanë asnjë hapësirë për të shënuar në portën e Korabit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30′ nga një kundërsulm që bënë lojtarët e Korabit, në vendin e duhur u gjend Abib Klloboçishta dhe shënoi pa asnjë problem.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për ekipin e Korabit, kontrollonin mesfushën shumë mirë dhe në disa raste e rezikuan portën kundershtare. Golat u shënuan në minutat e 75′ dhe 80’ nga Abib Klloboçishta dhe Drilon Koleci.

About admin

Leave a Reply

Translate »