Home » KORABI Dibër » Korabi shkatëron Poreçin në Makedonski Brod

Korabi shkatëron Poreçin në Makedonski Brod

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Poreç (Makedonski Brod) – Korabi 1-4 (1-1)
Gol: Abib Klloboçishta (2), Fuat Spahiu (2)

Arbër Kuka
Makedonski Brod, 11 Prill 2010 – Në xhiron e katërt të sezonit pranveror Korabi ariti të fitojë për herë të parë si mysafir, dhe atë me rezulltat bindës 4-1.

Vetë rezulltati tregon se lojtarët e Korabit kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë. Loja nuk ka nisur në mënyrën më të mire mbasi të parët në avantazh kaluan vendasit. Ndërsa rezulltatin e barazoi Abib Klloboçishta dhe me këtë rezulltat mbaroi pjesa e parë.

Fillimi i pjesës të dytë, 5 minutat e para, Korabi tregoi fytyrën e vërtetë, shënuan dy gola, të parin Abib Klloboçishta dhe te dytin Fuat Spahiu. Vendasit në fushë ishin as më pak e as më shumë, një spektaktor i thjeshtë, sepse nuk aritën të bëjnë asgjë për ti ndaluar lojtarët Dibran. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Fuat Spahiu.

P.S.
Për të fituar jashtë si mysafir në këtë ligë ku luan Korabi, thuajse është e pamundur, por kjo fitore tregon se vullneti i lojtarëve për të mbrojtur ngjyrat e Korabit dhe për ta prezantuar atë sa më mirë jashtë Dibre akoma egziston. Dhe ne si qytetar të Dibrës duhet ti përkrahim dhe t’ju japim edhe më shumë vullnet dhe ndihmë këtyre djemve që sakrifikojnë, që japin maksimumin që emri i madh “KORABI” të përmendet për mirë.

Të gjithë sëbashku duhet ta kapërcejme këtë gjendje të keqe që ndodhet Korabi.

Ndihma duhet te vjen në fillim prej Kryetarit të qytetit e deri tek donatorët e vegjël.

Suksese në ndeshjet tjera !

About admin

Leave a Reply

Translate »