Home » KORABI Dibër » Fitore si mysafir kundër Flamurtarit në Strugë

Fitore si mysafir kundër Flamurtarit në Strugë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Flamurtari (Strugë) – KORABI 2-3 (1-1)
Gol: Fuat Spahiu (2), Ujkan Jani

Arbër Kuka
Strugë, 28 Prill 2010 – Edhe njëherë Korabi tregoi formën e mirë që ka, me një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Korabi ariti të fitojë si mysafir kundër Flamurtarit në Strugë.

Pjesa e parë u zhvillua pa shumë raste për të shënuar. Fuat Spahiu me një goditje taktike ariti ta kalojë Korabin në avantazh, por nuk kaloi shumë, vendasit aritën të barazojnë rezulltatin.

Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më dinamike, dhe me më shumë raste. Përsëri, kapiteni i ekipës, Fuat Spahiu ariti të çojë Korabin në avantazh. Si në pjesën e pare, ashtu edhe në të dytën, vendasit barazuan rezulltatin. Mbas barazimit, lojtarët e Flamurtarit kishin rastin më të mirë të kalojnë në avantazh, por portieri i Korabit, Ariton Rexha ariti të mbrojë penalltinë dhe u dha moral lojtarëve Dibran. Minuta e fundit ishte vendimtare për Korabin, Ujkan Jani me golin që shënoi ariti ti japë fitore dhe 3 pikë të tjera Korabit.

About admin

Leave a Reply

Translate »