Home » KORABI Dibër » Korabi me fitore në Dibër

Korabi me fitore në Dibër

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Fallanga (Demir Hisar) 4-1 (0-1)
Gol: Abib Klloboçishta 3, Fais Ravmanoski

Arbër Kuka
Dibër, 16 Maj 2010 – Mbas dy humbje radhazi, Korabi arin të fitojë në Dibër kundër Fallangës nga Demir Hisari.

Në pjesën e parë lojtarët e Korabit bënë shumë raste për gol, goditën shtyllen dy herë, por portieri i ekipit nga Demir Hisari ishte në formë të mirë dhe nuk lejoi të shënojnë lojtarët vendas. Ndërsa, lojtarët e Fallangës e shfrytëzuan më së miri ofanziven e Korabit, aritën të bëjnë një kundërsulm të shpejtë dhe shënuan golin që në zhveshtore i çoi në avantazh 0-1.

Ndërsa pjesa e dytë ishte gjithçka ndryshe, gjithçka i takoi Korabit. Nuk zgjati më shumë se 5 minuta nga fillimi i pjesës të dytë, Fais Ravmanoski shënoi golin e barazimit. Në vazhdim përsëri raste të pafunda me shtylla të qëlluara dhe aksione të bukura. Por me një lojë të shkëlqyer sulmuesi Abib Klloboçishta me hat-trik permbylli gjithçka.

About admin

Leave a Reply

Translate »