Home » KORABI Dibër » Dibrani Bufi, ardhmëria e futbollit të Maqedonisë

Dibrani Bufi, ardhmëria e futbollit të Maqedonisë

Nga MYDibra.com

image

Bufi luajti në të dyja ndeshjet kundër Irlandës dhe me lojën që e tregoi, dëshmoi se ka talent dhe posedon kualitete të lartë. Për gazetën “Koha e Re” ai tregon përshtypjet e para në fanellën e Maqedonisë, karrierën e tij dhe se kush e ka vërejtur talentin e tij

Reprezentacioni i Maqedonisë deri 19-të vjeç, të martën dhe të enjten në Ohër, zhvilloi dy ndeshjet miqësore kundër reprezentacionit të Irlandës. Bilanci i këtyre dy ndeshjeve është, një fitore për Maqedoninë dhe një për Irlandën. Mirëpo, ajo që ka veçuar këtë dy ndeshje është debutimi i futbollistit shqiptar nga Palermo e Italisë, Agron Bufi. Ndryshe, Bufi luajti në të dyja ndeshjet (në të parën 90-të minuta, ndërsa në ndeshjen e dytë 45-së minuta) dhe me lojën që e tregoi, dëshmoi se ka talent dhe posedon kualitete të lartë. Për gazetën “Koha e Re” Bufi u shpreh pjesërisht i kënaqur duke thënë se ka ende për të dhënë për reprezentacionin e Maqedonisë. 

“Nuk jam edhe shumë i kënaqur nga paraqitja ime në këto dy ndeshje, pasi e di se mundem edhe më shumë të tregoj. Shpresoj dhe besoj se në paraqitjet e ardhshme të mia do t’i dëshmoj cilësitë e mia të vërteta”, thotë Bufi, i cili shprehet i kënaqur me pritjen që ia kanë bërë të gjithë në reprezentacion. “I vetmi problem që kam pasur gjatë qëndrimit tim katër ditor, ka qenë komunikimi. Gjithçka tjetër ka qenë mirë dhe jam i kënaqur si nga kolegët poashtu edhe nga stafi teknik”. 

Agron Bufi është lindur në Peruxha. Me prejardhje është nga Dibra. Babai i tij është nga Dibra, ndërsa nëna e tij është nga Peja (Kosovë). Ka një vëlla binjak, i cili njëjtë si ai merret me futboll dhe luan për një klub jo profesional të Peruxhës. Ndërkohë, Bufi siç përmendëm më herët, me juniorët e Palermos.

“Në Palermo jam nga muaji gusht dhe këtë vit pritet të zhvillojë seancat stërvitore me ekipin e parë. Hapat e parë i kam bërë në ekipin e Pontevechio. Në vitin e parë në këtë ekip morëm pjesë në garat nacionale ku shënova 3 gola, ndërsa në vitin e dytë ku luajtëm në garat regjionale, shënova gjithsejtë 25-së gola. Në vitin 2009 u inkuadrova në ekipin e parë ku luajta 4 ndeshje, mirëpo pasi u tregova mirë, për mua u interesua skuadra e Palermos, ku kuptohet shkova dhe jam pjesë e ekipi junior (Primavera). Sipas gjitha gjasave këtë sezon pritet të stërvitem me ekipin e parë”, tregon futbollisti i talentuar. 

Ai për gazetën “Koha e Re” pranoi se në Reprezentacionin e Maqedonisë deri 19-të vjeç ka ardhur falë agjencisë për menaxher (Select Sports Management), pronarë i së cilës është Shkumbin Qormemeti. “Është e vërtetë se “fajtor” kryesor që unë u përfshiva në reprezentacionin e Maqedonisë është Shkumbin Qormemeti.

Edhe ai është nga Dibra dhe më kishte parë në një turne të vogël të futbollit, që unë kisha marrë pjesë njëherë kur kisha ardhur për pushime në Dibër dhe prej atëherë nuk ishte ndalur të më vëzhgojë. Para disa muajve ka vënë kontaktet me babin tim dhe të njëjtit i ka thënë se donë të nënshkruajmë me agjencinë e tij. Pasi të kthehem në Itali, do të vendosim se a do të nënshkruajmë me agjencinë e tij”, deklaroi Agron Bufi.

About admin

Leave a Reply

Translate »