Home » KORABI Dibër » Korabi mbyll sezonin 2009-2010 me fitore

Korabi mbyll sezonin 2009-2010 me fitore

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Pitu Guli (Krushevë) 2-0 (0-0)
Gol: Abdul Lleshi, Aabib Klloboçishta

Arbër Kuka
Dibër, 2 Qershor 2010 – Ekipi i Korabit me fitore mbaroi këtë kampionat kundër ekipit nga Krusheva, Pitu Guli me rezulltat 2-0.

Ashtu si në shumicën e ndeshjeve, edhe në këtë ndeshje lojtarët e Korabit dominuan ndeshjen. Në pjesën e parë të dy ekipet më shumë taktizuan dhe gjatë gjithë pjesës të parë loja u zhvillua në mesfushë, ata raste të pakta që i kishin për të shënuar lojtarët e Korabit, nuk mundën ti shfrytëzojnë.

Në pjesën e dytë lojtarët Dibran zhvilluan një ndeshje më ofanzive, shënuan dy herë por të dy golat u shënuan nga pozicione jashtë loje dhe me të drejtë gjyqatri anuloi golat.

Abdul Lleshi shfrytezoi një rëmujë në portën kundërshtare dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshe. Në vazhdim të ndeshjes mysafirët tentuan disa herë të afrohen në portën e Korabit por me një lojë të shkëlqyer në mbrojtje, Musa Samarxhiu nuk lejoi që të rezikohet porta e Korabit.

Golin e dytë e shënoi golshënuesi më i mirë në këtë kampionat për ekipin e Korabit, Abib Klloboçishta dhe me këtë rezulltat mbaroi ndehsja e fundit e kampionatit.

KORABI, nga 31 ndeshje te zhvilluara ka aritur keto rezulltate:
Fitore – 17
Barazime – 2
Humbje – 12
Pikë – 53
Gol për – 76
Gol kundër – 45

Një falendërim i madhë u shkon të gjithë lojtarëve që kanë mbrojtur ngjyrat e klubit më të vjeter shqiptar në Maqedoni, KF KORABI, 1921, që kanë sakrifikuar çdo gjë për të luajtur në mënyre vullnetare (ne ndonjë rast të veçante janë stimuluar me ndonjë shpërblim të vogel).

Ariton Rexha, Uranik Turkeshi, Kastriot Karpuzi, Fuat Spahiu, Ekuran Cami, Abib Klloboçishta, Abdul Lleshi, Adrian Mulladauti, Musa Samarxhiu, Ujkan Jani, Adhurim Kaja, Fais Ravmanoski, Shaban Vërlaku, Fatmir Lleshi, Erion Koçi, Pajtim Cami, Drilon Koleci, Muhamet Trapi dhe Fitim Samarxhiu (dy të fundit lujatën disa ndeshje në fund të sezonit për shkak se punojnë dhe jetojnë në Itali).

Duhet të falendërojmë edhe Kadri Popinarën i cili në mënyre vullnetare ka mirëmbajtë stadiumin dhe pajisjet e lojtarëve.

Shpresojmë që sezonin e ardhshëm KORABI të mos jetë vetëm nje ekipë që do plotësoje numrin në tabelën e rënditjes por të jetë një ekipë që do të pretendojë për vendin e pare, për këtë DUHET NDIHMË NGA GJITHË DIBRANËT, KUDO QË JANË !

About admin

Leave a Reply

Translate »