Home » Latest News » Dibrani Agron Bufi në trofeun “Fachetti”

Dibrani Agron Bufi në trofeun “Fachetti”

Nga MyDibra.com

image

Së bashku me dibranin Agron Bufi, në turneun “Giacinto Facchetti” do të marin pjesë edhe portieri Deljan Bregasi, mesfushori Arturo Ymeri dhe sulmuesi Albi Kuçi të cilët do të jenë në garë për trofeun prestigjioz për të rinj në Itali.

Agron Bufi, sulmuesi shqiptar i Palermos do të merë pjesë në turneun tradicional “Giacinto Facchetti”. Ai së bahku me tre shqiptar tjerë, do të jenë pjesë e turneut, i cili mbahet për nder të kryetarit të ndjerë të Interit, Giacinto Facchetti. Pra, do të jenë katër futbollist të rinj shqiptar, që luajnë për katër ekipe të ndryshme italiane të “Primavera”-s (të rinjtë). Respektivisht këta katër futbollist, do të jenë protagonistë në fazën finale të trofeut “Giacinto Facchetti”, e ku marrin pjesë tetë ekipe: Breshia, Lazio, Chievo, Milan, Palermo, Sampdoria dhe Genoa. Sampdoria përfaqësohet nga portieri i talentuar shqiptar, Deljan Bregasi, Genoa me mesfushorin Arturo Ymeri, Breshia me sulmuesin Albi Kuçi (eliminoi në një të tetat të rinjtë e Juventusit), Palermo me sulmuesin Agron Bufi. Kujtojmë, Bufi me prejardhje është nga Dibra dhe është reprezentues i Maqedonisë deri 19-të vjeç. (B.K.)

About admin

Leave a Reply

Translate »