Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI – Prespa 3-2 (1-2)
Gol: Uranik Turkeshi, Abib Klloboçishta, Drilon Koleci
Arbër Kuka
Dibër – 15 Gusht 2010 – Në xhiron e dytë, Korabi luajti kundër ekipit të Prespës dhe fitoi ndeshjen me rezulltat 3-2.
Ndeshja u zhvillua në kushte jo shumë të përshtatshme për një ndeshje normale, temperaturat ishin mbi 40 gradë.
Si rrallë herë në Dibër, pjesa e pare mbaroi me rezultat 2-1 për mysafirët. Edhepse të parët në avantazh kaluan Korabi, golshënues ishte Uranik Turkeshi, në vazhdim mysafirët aritën të shënojnë dy gola për një kohë të shpejtë.
Në pjesën e dytë, lojtarët e Korabit luajtën një lojë shumë ofanzive, me shumë mesfushorë ofanziv si dhe me shumë sulmues. Të vetmit që u kujdesën për të mos pësuar gol tjetër ishin mbrojtësit Shaban Verlaku dhe Kastriot Karpuzi, të cilët me ndërhyrjet e tyre të sigurta nuk lejuan që ekipi i Prespës as me kundërsulmet të shënojnë gol.
Në mesin e pjesës të dytë Abib Klloboçishta shënoi nga pika e bardhe. Mbas barazimit, gjithë lojtarët e Korabit kërkonin golin e fitores. Rastet për të shënuar ishin të një pas njëshme, dy herë goditën shtyllën, por 5 minuta para përfundimit, Drilon Koleci shënoi golin e fitores për këtë ndeshje.