Home » KORABI Dibër » Lojtarët e Korabit treguan vlerat e tyre

Lojtarët e Korabit treguan vlerat e tyre

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Iskra (Strugë) – KORABI 1:5 (1-3)
Gol: Abib Klloboçishta (3), Fuat Spahiu (2)

Arbër Kuka
Strugë – 22 Gusht 2010 – Lojtarët e Korabit treguan vlerat e tyre, me një lojë të shkëlqyer aritën ta shkaterojnë ekipin Iskra, si mysafir.

Ç’do gjë nisi më së miri për Korabin, nëpërmjet sulmuesit Abib Klloboçishta kaluan në avantazh (0-1). Në vazhdim aksionet për të shënuar golin e dytë ishin të njëpasnjëshme por mungonte fati.
Ndersa vendasit aritën ti dënojnë me një kundërsulm të shpejtë dhe barazuan rezulltatin në 1-1.

Ndeshja vazhoi me të njejtën menyrë, përsëri lojtarët e Korabit udhëheqnin ndeshjen, Fuat Spahiu shënoi gol dhe kaluan përseri në avantazh. Para përfundimit të pjesës të parë, Fuat Spahiu shënoi edhe një gol tjetër dhe me rezulltat 1-3 mbaroi pjesa e parë.

Edhe pse rezulltati ishte 1-3 për ekipin mysafir, Korabin, në pjesën e dytë lojën vazhdonte ta udhëheqte ekipi i Korabit. Lojtarët vendas nuk mundeshin të bëjnë asgjë më shumë në këtë ndeshje, ç’do gjë i takonte Korabit.

Abib Klloboçishta, me një ndeshje të shkëlqeyr, ariti të bëjë hat-trick, në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola dhe me rezulltat 1-5 mbaroi kjo ndeshje.

Pas xhiron e tretë, Korabi pozicionohet në vendin e dytë (nga tre ndeshje: 2 fitore dhe 1 barazim).

Ndeshja e radhës luhet në Diber me 29 Gusht 2010 në ora 16:00 kundër Veleshtës.

About admin

Leave a Reply

Translate »