Home » KORABI Dibër » Vazhdojnë rezulltatet pozitive

Vazhdojnë rezulltatet pozitive

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Veleshta 4-0 (1-0)
Gol: Fuat Spahiu (2), Abib Klloboçishta, Drilon Koleci

Arbër Kuka
Dibër – 29 Gusgt 2010 – Në xhiron e katërt Korabi ishte nikoqir i ekipit të Veleshtës.

Lojtarët e Korabit janë në një formë të shkelqyer, edhe në ndeshjen e katërt radhazi aritën që të marim rezulltat pozitiv, kësaj herë fituan bindshëm 4-0.

Qellimi i ekipit mysafir në këtë ndeshje ishte që të mos pranojnë shumë gola dhe 90 minuta luajtën në mbrojtje, dhe me lojë defanzive ua bënë më të vështirë për të shënuar gola lojtarëve të Korabit, prej në pjesën e parë.

Nuk mungonin rastet për të shënuar por në disa raste mungonte dhe fati, si dhe realizimi i dobët. Mbas shumë tentativa për të shënuar, në minutin e 40-të Fuat Spahiu ariti që të shënojë golin e parë në këtë ndeshje.

Pjesa e dytë ishte gati e njejta si në pjesën e parë, mbrojtje mysafire, lojë sulmuese lojtarët e Korabit. Por në pjesën e dytë u shfrytëzuan më shumë rastet për të shënuar dhe aritën që të shënojnë edhe tre herë të tjera.

Golin e dytë në këtë ndeshje, si dhe golin e dytë personal e shënoi Fuat Spahiu. Më pas, mbas disa raste të humbura ariti të shënoje gol dhe Abib Klloboçishta. Golin e fundin e shënoi Drilon Koleci.

Me këtë fitore ekipi i Korabit kalon në vendin e parë.

Xhiron e 5-të Korabi do të udhëtoje në Demir Hisar, ku do e pret një ndeshje e fortë kundër Vardinos, i cili rëndit i treti në rënditjen e tabelës.

About admin

Leave a Reply

Translate »