Home » KORABI Dibër » Korabi i paharitshëm

Korabi i paharitshëm

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Vardino (Demir Hisar) – KORABI 0-1 (0-0)
Gol: Abib Klloboçishta

Arbër Kuka
Demir Hisar – 4 Shtator 2010 – Në xhiron e 5-të ekipi i Korabit udhëtoi për në Demir Hisar, ku e priste një ndeshje shumë e vështirë, një kundërshtar shumë i mirë, ekipi i Vardinos.

Për herë të parë zyrtarisht në këtë ndeshje ekipin e Korabit më në fund e udheheqte një trajner. Trajneri i ri i Korabit është Ekuran (Rani) Ushtelenca. Në të ardhmen do ketë një raport të veçantë për rikthimin e Ekuran Ushtelencës si trajner i Korabit, falë iniciativës të “Sokolave”, ai gjendet në vendin e duhur dhe në momentin e duhur.

Punën e nisi një javë para kësaj ndeshje dhe ashtu siç kanë besim qytetarët Dibran, lojtarët e Korabit dhe gjithë ata që e ndjekin futbollin, në aftesinë e Ekuran Ushtelencës (Ranit), u vertëtua në këtë ndeshje. Me një taktikë loje shumë të mire ariti të formojë një ekipë shkaterues në këtë ndeshje, ashtu siç duheshte. Fatmirësisht të gjithë lojtarët bënë detyrën e vetë dhe të gjithë bashkarisht aritën të marin 3 pikë shumë të vlefshme në një teren shumë të vështirë.

Gati gjithë ndeshja u zhvillua në një ritëm të shpejtë dhe të fortë. Mbrojtësit, si dhe pjesa defanzive, kanë luajtur një lojë shumë të mirë, të pagabueshëm dhe të pakalueshëm. Deri në minuten e 85-të pritën që të shfrytezojnë ndonje kundërsulm, dhe këtë e aritën me anë të Abib Klloboçishtës shënuan golin e fitores. Për këtë fitore gëzimi ishte aq i madh sa që festën nuk mundeshte tua ndalon askush.

Nga 5 ndeshje, asnjë humbje, pozicionohen në vendin e parë. Start më të mirë nuk kemi pasur këto vitet e fundit. Me këtë vullnet, me këtë lojë që luajnë lojterët e Korabit na bëjnë ti gëzohemi rikthimit në ligën e dytë, aty ku e meriton ky klub.

Shpresojmë që edhe në ndeshjet tjera të vazhdojnë me këto rezulltate.

About admin

Leave a Reply

Translate »