Home » Latest News » Agron Bufi transferohet në Parma

Agron Bufi transferohet në Parma

image

Me këtë skuadër siç njofton menaxheri i Bufit, Shkumbin Qormemeti, lojtari i tij ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi që në muajin janar vitin e ardhshëm të nënshkruan edhe për 3 vjet

Bujar KURTAJ

Mesfushori shqiptar Agron Bufi, ka braktisur skuadrën e Palermos dhe është transferuar te skuadra e mirënjohur e Serie A, Parma. Me këtë skuadër siç njofton menaxheri i Bufit, Shkumbin Qormemeti, lojtari i tij ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi që në muajin janar vitin e ardhshëm të nënshkruan edhe për 3 vjet.

“Është e vërtetë se Agron Bufi ka nënshkruar kontratë me ekipin e Parmës. Bëhet fjalë për një futbollist që posedon një talent të madh, talent të cilin e ka dëshmuar te të rinjtë e Palermos, por edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë deri 19-të vjeç. Skaut të ekipit të Parmës kishin ardhur në Ohër, kur Maqedonia luajti kundër Rumanisë për të parë nga afër Bufin, i cili lojën e mirë e konkretizoi me një gol të shënuar. Ata ngelën të kënaqur dhe kërkuan menjëherë që ta marrin në radhët e veta. Ajo edhe ndodhi dhe në sezonin e ri Agron Bufi pritet të jetë pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi menaxheri i mirënjohur, Shkumbin Qormemeti, i cili së bashku me menaxherin Haris Fakiq (përgjegjës për Maqedoni), posedojnë agjencinë për menaxher, “Select Sport Management”.

Përndryshe, te skuadra e Parmës, Agron Bufi do ta gjej edhe futbollistin shqiptar nga Tetova, por me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, i cili është njëri prej futbollistëve më të mirë në këtë ekip.

About admin

Leave a Reply

Translate »