Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI – Dobrusheva (Manastir) 5-1 (1-0)
Gol: Abib Klloboçishta; Fuat Spahiu; Abdul Lleshi; Drilon Koleci, Adhurim Kaja
Arbër Kuka
Dibër, 12 Shtator 2010 – Lojtarët e Korabit vazhdojnë me lojë të mira, sidomos tani me ardhjen e trajnerit Rani, loja bëhet edhe më e organizuar.
“Viktima” e radhës ishte ekipi nga Manastiri, Dobrusheva.
Në këtë ndeshje shkallët e stadiumit ishin të mbushura, mbi 300 të pranishëm. Në sezonet e kaluara numri i shikuesve ishte shumë i vogël, por me disa aksione të grupit të tifozëve “Sokolat” dhe me rezulltatet shumë të mira, ka filluar që të ketë atmosferë sportive në qytetin e Dibrës.
Prej në fillim të ndeshjes Abib Klloboçishta me një gjuajte precize shënoi golin e avantazhit për ekipin e Korabit. Në vazhdim rastet për të shënuar ishin të shumta, finalizimet ishin të gabuara.
Ndërsa në pjesën e dytë finalizimet ishin më të sakta, 15 minuta nga fillimi i pjeses të dytë, kapiteni i ekipe Fuat Spahiu shënoi golin e dytë. Ndersa Abul Lleshi, nga gjuajtja e lirë shënoi një euro gol.
Mysafirët nga Manastiri aritën të ngushtojnë rezulltatin, nga një kundersulmi të organizuar mirë.
Loja ofanzive e Korabit vazhdoi edhe mbas avantazhit me dy gola, Drilon Koleci shënoi golin e katërt, ndërsa goleadën e mbylli Adhurim Kaja, 5 minuta mbasi hyri në fushë.
Ndeshja e radhës do jetë një derbi i vërtet për Korabin, kunder Karaormait në Strugë.
Tabela:
Lojë | Fitore | Baraz | Humb | Gol | Pikë | ||
1 | KORABI | 6 | 5 | 1 | 0 | 19-5 | 16 |
2 | Vardino | 6 | 4 | 0 | 2 | 16-7 | 12 |
3 | Kravari | 6 | 4 | 0 | 2 | 16-9 | 12 |
4 | Pitu Guli | 5 | 3 | 2 | 0 | 9-6 | 11 |
5 | Mogilla | 6 | 3 | 1 | 2 | 10-5 | 10 |
6 | Podmoçani | 6 | 3 | 1 | 2 | 9-6 | 10 |
7 | Flamurtari | 6 | 3 | 0 | 3 | 15-11 | 9 |
8 | Leshani | 6 | 2 | 2 | 2 | 11-10 | 8 |
9 | Iskra | 6 | 2 | 2 | 2 | 10-11 | 8 |
10 | Mlladost | 6 | 2 | 2 | 2 | 10-12 | 8 |
11 | Bair | 5 | 2 | 1 | 2 | 9-10 | 7 |
12 | Veleshta | 6 | 2 | 0 | 4 | 15-15 | 6 |
13 | Karaorman | 6 | 2 | 0 | 4 | 6-9 | 6 |
14 | Prespa | 6 | 2 | 0 | 4 | 9-15 | 6 |
15 | Dobrusheva | 6 | 1 | 1 | 4 | 6-17 | 4 |
16 | Rabotnik | 6 | 0 | 1 | 5 | 2-24 | 1 |