Home » KORABI Dibër » “Sokolat” ndihmojnë KF “Korabi”

“Sokolat” ndihmojnë KF “Korabi”

 Sokolat
Nga “Koha e Re” 14 Shtator 2010

Një periudhë të gjatë kohore,grupi i të rinjve, tifozët dibran “Sokolat” nga Dibra, kanë nisur iniciativën më të vlefshme për ekipin e KF “Korabi” nga Dibra. E gjithë kjo iniciativë ka të bëjë me aksionin për sjelljen e një trajneri, sepse ka dy vite që ekipi është pa trajner për shkak të problemeve të mëdha financiare. Arbër Kuka, udhëheqësi i këtij grupi thotë se ky aksion është mbështetur nga të gjithë lojtarët e skuadrës së “Korabit”. “Vitet e fundit shumë herë është diskutuar kjo temë ne qytetin e Dibrës dhe çdo qytetar dibran ka përmendur vetëm një emër për trajner ne ekipin e Korabit dhe ai  emër ishte legjenda i futbollit Dibran, Ekuran Ushtelenca ‘Rani’. Si shumë gjëra në Dibër, edhe kjo ishte vetëm një dëshirë e madhe. Por, ‘Sokolat’ këtë dëshirë e bënë realitet, pas një takimi me Ekuran Ushtelencën, ramë dakord që ai ta merr përsipër këtë detyrë. Falë biznesmenëve dibran, të cilët publikisht i falënderoj, arritëm që trajnerit të ri të klubit tonë, t’i sigurojmë një rrogë mujore ”, pohon Kuka, i cili bën të ditur se kanë marrë premtim se së shpejti klubi do të ketë sponsorin e saj. 

“Për vitin tjetër kemi marrë premtim se do kemi një sponsor të vetëm për të paguar rrogën e trajnerit te ri. Pushteti vendor është ai që duhet të mundësojë sado pak për KF ‘Korabi’ sepse deri më tani nuk ka kontribuar aspak. Ndryshe, 10 mijë dollarë i kemi marrë nga mërgimtarët tanë nga Amerika. Ne do mundohemi të jemi vigjilent me punën tonë dhe rezultatet tregojnë punën e mirë. Shpresojmë që edhe ne të ardhmen të vazhdohet me këto rezultate”, deklaroi Kuka. Përndryshe, aktualisht skuadra e “Korabit” është në vendin e parë me ambicie për plasman në Ligën e dytë.

image

About admin

Leave a Reply

Translate »