Home » Latest News » Donika Karameti në kampionatin ballkanik

Donika Karameti në kampionatin ballkanik

image

Klubi i karatesë “Uraniku” nga Dibra, gjatë fundjavës ka marrë pjesë  në kampionatin zgjedhor të Maqedonisë që u zhvillua në Velez. Ky aktivitet ishte i karakterit të përzgjedhjes për ekipin e reprezentacionit për në Kampionatin ballkanik që do të mbahet në Greqi. Kështu, në këtë garë do të paraqitet edhe anëtarja e “Uranikut”, Donika Karameti, e cila arriti të fitoj argjend. Ndryshe, ajo në finale edhe pse ishte kundërshtare më e mirë, referimi i dobët ndikoj edhe në rezultatin e saj përfundimtar. Durim Paçuku, trajner i këtij klubi tha se Donika Karameti ka punuar maksimalisht, prandaj edhe me meritë do të paraqitet në kampionatin ballkanik. “Sukseset e njëpasnjëshme të Donikës vijnë natyrshëm si rezultat i rregullsisë dhe angazhimit korrekt në stërvitje. Edhe të tjerët ishin shumë të mirë por kriteret në ndarjen e pikëve duke përfshirë konkurrencën e fortë si dhe padrejtësitë, të gjitha këto e bënë të vetën, që do të thotë se këto pjesë përbërëse të garës do të na japin motiv më tepër për të rritur përkushtimin në stërvitje që do të rezultojë në kualitetin e sportistëve, tha Paçuku. (A.Q.)

About admin

Leave a Reply

Translate »