Home » KORABI Dibër » Korabi dhe Sokolat nuk mposhten as në Strugë

Korabi dhe Sokolat nuk mposhten as në Strugë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Karaorman – KORABI 1-1 (0-0)
Gol: Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Strugë, 19 Shtator, 2010 – Ekipi i Korabit luajti në Strugë kundër Karaormanit, rival i vjetër i Korabit.

Për këtë ndeshje, në menyrë të organizuar dhe në numër të madh udhëtuan grupi i tifozëve Dibran “Sokolat”, për të përkrahur ekipin e zemrës, të cilet bërën një atmosferë shumë të mirë duke kënduar dhe duke brohoritur për klubin e tyre Korabi.

Rrallë here ndodh, ose nuk ndodh fare, që në ligën e 3-të të ketë organizime të tilla. Por, me disa aktivitete të njëpasnjëshme të ndërmara nga “Sokolat”, atmsofera sportive, përkrahja nga gjithë qytetarët e Dibrës ka filluar të ringjallet, gjë që tregoi edhe në këtë ndeshje. Edhe pse ishim mysafir, kjo gjë nuk u dallua për shkak se shkallët e stadiumit të qeytetit në Strugë ishin të mbushura me më shumë simpatizues nga Dibra, se sa nga Struga.

Aksioni i “Sokolave” shpërblehet me rezulltate.

Loja që u zhvillua në pjesën e parë u duk që lojtaret e Korabit do ta kenë më lehtë se sa e kishin mendruar, aritën të bëjnë disa aksione per gol. Në njërin aksion portieri kundërshtar u tregua më i saktë në nderhyrjen e tij, ndresa një rast për të shënuar e shpëtoi portieri dhe shtylla e portës.

Pjesa e dytë nisi normal, por nga një krosimi, sulmuesi i Karaormanit shënoi golin e avantazhit për ekipin e vendas. Ky ishte rasti i parë që bërën lojtarët e Karaormanit dhe e realizuan. Mbas shënimit të golit, më e rëndësishmja për ta ishte të mos pranojnë gol dhe gjithë pjesën e mbetur luajtën në mbrojtje. Në lojë u aktivizua edhe një lojtar me experience që ka munguar një sezonë, Albert Kaba. Lojtarët e Korabit nuk dorëzehshin, përkrahjen e kishin të plotë, dhane maksimumin për të shënuar gol.

Goli i shumëpritur, goli i gëzimit erdhi disa minuta para përfundimit të ndeshjes. Mbas një driblimi nga ana e majtë, Abib Klloboçishta dha një krosim të saktë për kapitenin e ekipit Fuat Spahiu, i cili shënoi golin e barazimit.

Ekipi i Korabit akoma vazhdon si lider i tabeles, nga 7 ndeshje ka 5 fitore, 2 barazime dhe asnje humbje, 4 pikë para vendit të dytë.

Në xhiron e 8-të, në Dibër, Korabi e pret ekipin Leshani nga Ohri.

About admin

Leave a Reply

Translate »