Home » KORABI Dibër » Korabi edhe një hap përpara për ligën e dytë

Korabi edhe një hap përpara për ligën e dytë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Leshani (Ohër) 1-0 (0-0)
Gol: Abdul Lleshi

Arbër Kuka
Dibër, 26 Shtator 2010 – Edhe në xhiron e 8-të ekipi i Dibrës, Korabi ariti të merr rezulltat pozitiv, fitoi me rezulltat minimal 1-0 kundër ekipit Leshani nga Ohri.

Në këtë ndeshje lojtarët e Korabit nuk e kishin shumë të lehtë të arijnë rezulltat pozitiv, pasi lojtarët e Leshanit ishin të pregaditur mirë dhe mbroheshin mirë. Në krahasim me ekipet tjera që kanë luajtur ne Dibër, ekipi i Leshanit deri më tani ka treguar ma kualitet dhe e bëri pak më të vështirë fitoren e Korabit në këtë ndeshje.

Ekipi i Leshanit kishte vetëm një qëllim për këtë ndeshje, dhe ai qëllim ishte që i gjithë ekipi të luajë në mbrojtje dhe të mos pranojë gol, që të paktën të dalin me një barazim nga stadiumi i qytetit në Dibër.

Rastet për të shënuar nuk ishin të pakta, por finalizimi ishte jo i saktë. Por, me kalimin e kohës, ndeshja u bë edhe më interesante, lojtarët e Korabit e dinin që perveçse fitores në këtë ndeshje nuk kishte rezulltat tjetër. 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, Abdul Lleshi, me një gjuaujte precize nga 20 metra, ariti të shënoj golin e fitores dhe ti sigurojë Korabit edhe tre pikë të tjera, që don të thotë të vazhdojë si lider në tabelën e rënditjes.

Fatmirësisht, shkallët e stadiumit në qytetin e Dibrës nuk janë më bosh, por janë të mbushura plotë me simpatizues të klubit. As grupi i tifozëve “Sokolat” nuk mungonin, edhe ata dhanë maksimumin e tyre për ti mbështetur lojtarët e Korabit dhe për tju dhanë edhe më shumë vullnet për të fituar ndeshjen.

Për fotografi, klikojni në këtë link:

 http://www.facebook.com/album.php?aid=209882&id=67065169658&ref=mf

About admin

Leave a Reply

Translate »