Home » KORABI Dibër » Ekipi i Korbit fiton një pikë të vlefshme në Manastir

Ekipi i Korbit fiton një pikë të vlefshme në Manastir

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Bair Krkardash (Manastir) – KORABI 3-3(2-2)
Gol: Abib Klloboçishta (2), Drilon Koleci

Arbër Kuka
Manastir, 3 Tetor 2010 – Edhe në xhiron e 9-të ekipi i Korabit ariti të fitojë pikë, kësaj here në terenin e vështirë kundër Bair Krkardash (Manastir), rezultati përfundimtar 3-3.

Ashtu siç është “traditë” në ligën e tretë, rregullat nuk vlejnë për të gjithë ekipet. Kësaj here “rregullorja” nuk vlente për ekipin nga Manastiri, Bair Krkardash. Pasi që, me një presion të pandalshëm arritën të dominojnë tek gjyqëtari kryesor, i cili nga situata e krijuar i dha më shumë përkrahje (të detyruar) ekipit vendas.

Dhjetë minutat e para ishin të arta për ekipin e Korabit, arritën të shënojnë dy gola. Të parin e shënoi Abib Klloboçishta dhe të dytin Drilon Koleci dhe kaluan në avantazh 0-2. E kundërta ndodhi në dhjetë minutat e radhës, ekipi vendas (Bair Krkardash), arriti të shënojë dy gola. Të parin nga pika e 11-metërshit, një vendim i çuditshëm nga ana e gjyqtarit. Pas shënimit të golit të parë, arritën të barazojnë rezultatin në 2-2 dhe me këtë rezultat përfunoi pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, çdo gjë ishte më e vështirë për ekipin e Korabit. Presioni ndaj gjyqëtarëve dhe lojtarëve të Korabit se vinte dhe shtoheshte, ndoshta deshin të tregojnë se si priten ekipet shqiptare. Edhe pse ishte më vështirë, përsëri në avantazh kaloi Korabi, autor i golit të tretë ishte Abib Klloboçishta. Të gjithë menduan që ky ishte goli i fitores, por mbas këtij goli ndeshja u nderpre disa munuta. Presioni u be edhe më i madh dhe me presionin e bërë, ekipi Bair Krkardash arriti të barazojë rezultatin dhjetë minuta nga kalimi i kohës të rregullt.

Edhe pse ndodhi kjo gjë, për ekipin e Korabit nuk është e çuditshme, pasi që këto janë bërë “nomrale”.

Korabi përsëri është në avantazh prej 5 pikësh në rënditjen e tabelës. I dyti në rënditje ndodhet ekipi i Vardinos, me 5 pikë ma pak, por me një ndeshje ma pak.

Në xhiron e 10-të, do jetë derbi I radhës në Diber. “Viktimë” e radhës do jetë Podmollçani, momentalisht e treta në rënditjen e tabelës, 5 pikë më pak se Korabi.

About admin

Leave a Reply

Translate »