Home » KORABI Dibër » Derbi i takoi Korabit

Derbi i takoi Korabit

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Podmollçani (Resnje) 4-1(2-1)
Gol: Fuat Spahiu (3), Albert Kaba

Arbër Kuka
Dibër, 10 Tetor 2010 – Sot në Dibër ishte një festë e vërtetë, Dibranët e meritojnë ligën e dytë, këtë gjë e vertëtuan sot, ku si në asnjë ndeshje tjetër në Republikën e Maqedonisë në ligën e tretë, nuk ndodh që të ketë mbi 1,000 spektatorë.

Gjithashtu edhe tifozët më të flaktë të klubit, “Sokolat” bënë një paraqitje spektakulare. Ne një numër të madh dhe me flakadane, tymra, këngë dhe brohoritje, treguan tifozëri të vërtetë dhe u dhanë përkrahje edhe më shumë motiv për të shpartalluar kundërshtarin në këtë ndeshje.

Në xhiron e 10-të, derbi i ligës së tretë perëndim u zhvillua në Dibër. Lideri i tabelës Korabi, ishte nikoqir i ekipit të dytë në rënditjen e tabeles, Podmollçani nga Resnja.

Por, nga ndeshja që u zhvillua, vetëm emri ngeli “derbi” sepse e gjithë ndeshja i takoi ekipit të Korabit. Prej në minutën e 4-të, me anë të kapitenit Fuat Spahiu, kaloi në avantazh 1-0. Rastet për të dyfishuar rezultatin ishin të shumta, por finalizimi nuk ishte i saktë. Dënimi erdhi disa minuta me vonë kur portjeri i Korabit bëri një ndërhyrje të gabuar në zonën e reptësisë, ku gjyqëtari kryesor vendosi penallti për ekipin mysafir. I pagabueshëm ishte lojtari i Podmollçanit, shenoi dhe barazoi rezultatin në 1-1. Fuat Spahiu me golin e dytë personal dhe të dytin në këtë ndeshje, e ndozi edhe njëherë atmosferen në stadiumin e qytetit. Rastin më të mirë për të filluar festa që në pjesën e parë e kishte Abib Klloboçishta, i cili gaboi nga pika e bardhë.

E gjithë pjesa e dytë ishte festë, lojtarët e Korabit në çdo aspekt treguan profesonalizëm dhe me një lojë të shkëlqyer i bënë të gjithë të pranishmit dhe Sokolat të ndjehen krenar për ekipin e tyre, Korabin. Në minutën e 55-të u vulos çdo gjë, Albert Kaba shënoi golin e tretë në këtë takim. Mbas shënimit të golit të tretë, ekipi mysafir u detyrua që të luajë një lojë më të hapur për të shënuar gol, por me kundersulme të shpejta ekipi i Korabit disa herë e rezikoi portën e Podmollçanit. Ai që e nisi me gola, ai e mbaroi, Fuat Spahiu me një “hat trick” në këtë ndeshje ishte lojtari më i dalluar.

vjollca

About admin

Leave a Reply

Translate »