Home » KORABI Dibër » Korabi i sigurtë edhe në Krushevë

Korabi i sigurtë edhe në Krushevë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Pitu Guli (Krushevë) – Korabi 1-4(1-1)
Gol: Abib Klloboishta (2), Albert Kaba, Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Krushevë, 24 Tetor 2010 – Java e 11-të, ekipi i Dibrës, Korabi luajti kundër ekipit nga Krusheva, Pitu Guli. Me këtë fitore ekipi i Korabit përfercon pozitën e vendit të parë, 5 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Në këtë ndeshje lojtarët e Korabit edhe njëherë treguan se janë të pamposhtur në këtë kampionat.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë sportive dhe u zhvillua një ndeshje e bukur dhe e hapur. Të parët në avantazh kaluan vendasit, rastin për të dyfishuar rezultatin e kishin pak minuta më vonë por në momentin e fundit mbrojtesi Shaban Vërlaku largoi topin nga vija e golit Shumë shpejtë lojtarët Dibran morën veten dhe shënuan golin e barazamit me anë të Abib Klloboçishtës dhe me rezultat të barabartë mbaroi pjesa e parë.

Albert Kaba në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e avantazhit në këtë ndeshje. Mbas avantazhit ndeshja u bë shumë më e lehtë për ekipin e Korabit, rastet për të shënuar ishin të shumta. Në fund të ndeshjes, Abib Klloboçishta shënoi golin e tretë, ndërsa golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi kapiteni Fuat Spahiu.

Nga 11 ndeshje, Korabi ka 7 fitore, 3 barazime, 1 humbje.

About admin

Leave a Reply

Translate »