Home » KORABI Dibër » Dibranët ndihmojnë KF Korabin

Dibranët ndihmojnë KF Korabin

Sokolat

Arbër Kuka
Dibër, 7 Nëntor 2010 – Aktivitetet e grupit të tifozëve “Sokolat” për të ndihmuar klubin e zemrës së tyre, KF Korabi, nuk kanë të ndalur. Për një periudhe të shkurtër “Sokolat” ndihmojnë përsëri klubin.

Mbas aktivitetit të parë, angazhimin e trajnerit dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme për një vit, “Sokolat” e panë të udhës që klubit të tyre t`i ndihmojnë edhe financiarisht. Me moton “Të gjithë për Korabin” organizuan një mbrëmje me muzikë “Live” në diskotekën “Rio” ku morën pjesë, Grupi EXTRA, Samir Shehu, Shkëlqim Agolli, Evzi Kaja, Lundrim Paçuku, DJ
Samoraj dhe DJ Buci. Të gjithë këta me shumë kënaqësi iu përgjigjën pozitivisht ftesës nga “Sokolat” që për këtë mbrëmje të marrin pjesë në mënyrë vullnetare, pa pagesë.

Dibranët, rinia Dibrane edhe njëherë treguan se sa herë që kërkohet të japin një ndihme për KF Korabin janë të gatshëm ta bëjnë atë. Në diskotekën “Rio” numri i të pranishmëve ishte rreth njëmijë, dhe me një atmosferë shumë të mirë festive, të gjithë ndjeheshin krenarë, sepse
iu ishte dhënë një mundësi për të ndihmuar sado pak klubin e tyre. Nuk mungoi as ndihma e sponsorëve për këtë mbrëmje.

Sipas organizatorëve, mjetet që i grumbulluan nga biletat hyrëse dhe nga pijet, me siguri që do i ndihmojnë sadopak KF Korabit. Nga dita e hënë shumën e mjeteve të grumbulluar do i dërgojmë në xhirollogarinë e klubit, na thanë organizatorët e mbrëmjes, “Sokolat”.

Në këtë natë kryesia e klubit falënderoi përzemërsisht organizatorët dhe është mirënjohës për gjithë mundin dhe ndihmën që japin. Organizatorët tregojnë, se më e bukura e kësaj mbrëmje ishte se në mënyrë vullnetare lojtarët e klubit si dhe anëtarët e “Sokolave” shërbenin të pranishmit.

“Sokolat” falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në këtë organizim, si dhe të gjithë ata që ishin pjese e këtij organizmi.

disko-sokolat1

About admin

Leave a Reply

Translate »