Home » KORABI Dibër » KF Korabi rënditet i dyti në gjysëm-sezonin e parë

KF Korabi rënditet i dyti në gjysëm-sezonin e parë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Korabi – Mlladost 4-1(4-0)
Gol: Fuat Spahiu 6′, Albert Kaba 10′, Abib Klloboçishta 20′ & 30′

Arbër Kuka
Dibër, 14 Nëntor 2010 – Ekipi i Korabit në xhiron e 15-të, e fundit për gjysëm-sezonin e parë, ishte nikoqir i ekipit nga Manastiri, Mlladost.

Ashtu si në të gjitha ndeshjet e kaluara, edhe në këtë ndeshje shkallët e stadiumit të qytetit e kishin mbushur spektatoret Dibran.

Lojtarët e Korabit treguan kualitet në këtë ndeshje, për 30 minuta lojë aritën të shënojnë katër herë. Golin e parë e shënoi Fuat Spahiu në minutin 6′ kurse katër minuta më vonë rezultatin e dyfishoi Albert Kaba. Ndersa në minutat 20′ dhe 30′ Abib Klloboçishta, nga disa aksione të organizuara mire, shenoi në portën kundershtare.

Lojtarët Dibran u treguan të mëshirshëm për ekipin nga Manastiri. Mbas shënimit të golit të katërt e ndryshuan lojën dhe deri në fund të ndeshjes lojën e përqëndruan në mesin e fushës. Minutat e fundit, rastin e vetem që e patën për të shënuar mysafiret, e realizuan dhe aritën që të shënojnë një gol në këtë ndeshje.

Në këtë ndeshje trajneri i ekipit, Ekuran Ushtelenca u dha mundësi të luajnë edhe lojtarë e ri me moshë 16-17 vjeçare të cilët treguan kualitet.

KF Korabi për gjysmë-sezonin e parë rënditet i dyti, me 1 pikë më pak se lideri i tabelës, me 8 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje nga 12 lojë të zhvilluara.

About admin

Leave a Reply

Translate »