Home » KORABI New York » “Sokolat” marshuan për ligë të dytë, Korabi fitoi për “Sokolat”

“Sokolat” marshuan për ligë të dytë, Korabi fitoi për “Sokolat”

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Mogilla (Manastir) 4-1 (1-0)
Gol: Abib Klloboçishta (3), Adrian Mulladauti

Arbër Kuka
Dibër, 6 Mars 2011 – Startoi sezoni në Ligën e Tretë, Jug-Perëndim, ku garon edhe ekipi i Dibrës, Korabi.

Gjithë qyteti ishte në festë, mbasi që grupi i tofozëve Dibran, Sokolat kishin marë një iniciativë që të bëjnë një marsh me moton “Të marshojmë për Ligë të Dytë”, qëllimi simbas tyre, t’ua bëjnë me dije të gjithë atyre që kanë mundësi dhe që nuk e ndihmojnë Korabin, se gjith qyteti kërkon që klubin e tyre të zemrës ta shikojnë në vendin ku e meritojnë.

Para se të filloje marshi në sheshin “Skenderbeg” bënë një atmosferë sikur të ishin në stadiumin e qytetit. Me brohoritje, këngë, flakadane dhe flamur bënë që tu bashkangjiten edhe shumë qytetarë Dibran.

Ne marsh morën pjesë mbi 500 simpatizues dhe dashamirë të KF Korabi, të cilët në mënyrë të organizuar shkuan bashkarisht në stadiumin e qytetit.

Sa i përket ndeshjes, u zhvillua në një atmosferë sportive dhe para mbi 1,000 shikuesëve. Në portën e Korabit për herë të parë mbrojti portieri Fatmir Bafto, që u muar si përforcim për gjysëm sezonin e ngelur.

Ndoshta priteshte që ekipi i Korabit të fitojë lehtë në këtë ndeshje, por kjo nuk ndodhi për shkak se ekipi nga Manastiri, Mogilla u tregua një kundërshtar shumë i pregaditur për këtë ndeshje.

Rastet për të shënuar ishin të njëpasnjëshme, ne disa raste portieri mysafir u tregua shumë i vemendshem, ndersa në raste tjera edhe fati nuk ishte në anën e Korabit. Goli i shumëpritur erdhi minutat e fundit të pjesës së parë, ku Abib Klloboçishta nga një gjuajtje dënimi nga një largesi prej 25 metra, shënoi një super gol dhe i bëri të gëzohen gjithë të pranishmit që kishin ardhur ti përkrahin lojatërt Dibran.

Në fillim të pjesës së dytë, Sokolat kishin organizuar një koreografi me flakadane, letra dhe flamuj që valviteshin dhe treguan edhe njëherë se për ata nuk ka dallim se ekipi i tyre në cilën ligë garon, në të parën apo të tretën, dhe ashtu si në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë ishin ata që u dhanë zemër lojtarëve të Korabit për të fituar këtë ndeshje.

Mysafirët kishin ndryshuar strategji në pjesën e dytë, nga një lojë defanzive në pjesën e parë, filluan të luajnë një lojë ofanzive. Aritën të shënojnë edhe golin e barazimit, shfrytëzuan edhe gabimin e qendërmbrojtësve Dibran. Por ritmi i lojës të Korabit nuk ra, përkundrazi u bë edhe më i fortë. Adrian Mulladauti shënoi golin e avantazhit, shfrytëzoi rëmujen në zonën e reptësisë.

Mbas këtij goli ç’do gjë ishte shumë e lehtë.

Abib Kloboçishta, me shpejtësinë e tij dhjete minutat e fundit të ndeshjes shënoi edhe dy gola të tjera për Korabin. Kjo ndeshje e mirë e Korabit është rezulltat i pregaditjeve taktiko-fizike një muaj e gjysëm përpara se të fillojë sezoni me trajnerin e tyre Ekuran Ushtelenca.

Me këtë fitore Korabi kalon në vendin e parë, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë në Prespë.

Për më shumë foto klikoni këtu:  http://www.facebook.com/album.php?aid=35749&id=135668879812383&fbid=176153552430582

About admin

Leave a Reply

Translate »