Home » KORABI Dibër » Korabi tregoi vlerat e një lideri

Korabi tregoi vlerat e një lideri

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Prespa – Korabi 0–1 (0-0)
Gol: Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Resnje, 13 Mars 2011 – Klubi futblloistik Korabi, këtë javë ishte mysafir në Resnje ku zhvilloi një ndeshje shumë të rëndësishme me Prespën.

E rëndësishme për tu cekur është se, si mysafir në këtë ndeshje nuk udhëtuan vetëm lojtaret e klubit, por lojtarëve ju bashkangjitën tifo-grupi i tyre “Sokolat”, të cilët janë në formën më të mirë të mundshme, se përveçse organizimeve në Dibër, ata organizohen në një numër të madh edhe jasht Dibre.

Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ekipin e Korabit, pasi që fitorja në këtë ndeshje ishte shumë me vlerë për të vazhduar garën për të fituar vendin e parë, vend i cili automatikisht të shtyn në ligën e dytë.

Që në fillim të ndeshjes u pa se ndeshja do ishte e fortë nga ana fizike përshkak se vendasit, të pamundur që ti ndërpresin aksionet e lojtarëve Dibran, ishin të detyruar të bëjnë shumë ndërpreje taktike. Aksionet dhe rastet për të shënuar sa vinin e shtoheshin, por portieri vendas ishte në formë të mire. Dhe me rezultat të bardhe (0-0) përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, trajneri i ekipit Korabi, Ekuran Ushtelenca, ndryshoi taktikën dhe kërkoi nga lojtarët e tij që të kërkojnë golin të parët. Këshillat e trajnerit dolën të sukseshme, nga një kundërzbritje të shpejtë, me anë te kapitenit Fuat Spahiu, aritën të shënojnë golin e avantazhit.
Gol i cili ju dha tre pikët shumë më velerë në këtë ndeshje. Mbasi që deri në fund të ndeshjes nuk u shënua asnjë gol tjetër.

Ekipi i Korabit tani është 5 pikë (një ndeshje më shumë) në avantazh nga ndjekësi i cili në këtë xhiro humbi në Veleshtë.

Xhiron e radhës Korabi është i lirë.

About admin

Leave a Reply

Translate »