Home » KORABI Dibër » Korabi vazhdon i sigurtë si lider

Korabi vazhdon i sigurtë si lider

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Veleshta – Korabi 1-3 (0-1)
Gol: Fuat Spahiu, Albert Kaba, Drilon Koleci

Arber Kuka
Veleshtë, 27 Mars 2011 – Në xhiron e 19-të, ekipi i Korabit zhvilloi ndeshjen e radhës, në ligën e tretë jug-perëndim, kundër ekipit të Veleshtës.

Në këtë ndeshje lojtaret e Korabit udhëtuan me një vullnet të madh, të motivuar në maksimum, shkuan si lider në ligën e tretë jug-perëndim, dhe këtë gjë e vertëtuan me fitore.

Ndeshja u zhvillua në një atmosfere të mirë, gjë që u la hapësirë të dy ekipeve të zhvillojnë lojën e tyre. Të parët në avantazh kaluan lojtarët e Korabit nëpërmjet kapitenit të ekipës, Fuat Spahiu.

Në pjesën e dytë u zhvillua një futboll edhe më i hapur, që në fillim të pjesës të dytë, sulmuesi I ekipit te Veleshtës shfrytezoi një mosmarveshje nga ana e mbrojtësit dhe portierit të Korabit dhe barazoi rezultatin. Menjëherë mbas barazimit, lojtarët e Korabit kërkonin me ç’do kusht golin e avantazhit, pasi që e dinin se vetem me fitore në këtë ndeshje do të vazhdonin si lider ne tabelën e rënditjes. Me një lojë të mirë, aritën të shënojnë golin e avantazhit nëpërmjet sulmuesit Albert Kaba.

Ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi i posafuturi nga pankina, Drilon Koleci.

Mbas kësaj ndeshje, Korabi vazhdon të jetë lider në ligën e tretë jug-perendim, me dy pikë më shumë se ekipi nga Prespa, Podmoçani, të cilët fituan edhe ata si mysafir në këtë xhiro.

Në xhiron e 20-të, Korabi do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Dibër kunder ekipit nga Manastiri, Vardino.

About admin

Leave a Reply

Translate »