Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI – Vardino 2-0 (1-0)
Gol: Abib Klloboçishta, Abdul Lleshi
Arbër Kuka
Dibër, 3 Pril 2011 – Lideri i ligës të tretë jug-perëndim, Korabi arriti të sigurojë fitoren e radhës kundër ekipit nga Manastiri, Vardino. Edhe një fitore e cila e sjell edhe më afer rrugës ku ka nisur, ligën e dytë.
Edhe pse koha ishte me shi që nga fillimi i ndeshjes, sportdashësit Dibran kishin mbushur shkallët e stadiumit, gjë që tregon se as shiu nuk mundet të ndalë euforinë e qytetarëve të Dibrës, për të përkrahur ekipin e tyre që me padurim presin ta shikojnë në ligën e dytë.
Ndrësa “Sokolat”, ashtu si në ndeshjet tjera, edhe në këtë ndeshje ishin të zëshëm dhe përkrahën ekipin e tyre të zemrës deri në minutën e fundit.
Ndërsa në fushën e gjelber, lojtarët Dibran bënë një ndeshje shumë të mirë dhe aritën të fitojnë me rezultat 2-0. Abib Klloboçishta që në mimutat e para shënoi golin e avantazhit, gol i cili u lehtësoi shumë për në vazhdimin e ndeshjes. Loja më së shumti u perqendrua në mesin e fushes, por edhe rastet për të shënuar nuk mungonin.
Edhe në pjesën e dytë zhvillohej e njejta lojë, mysafirët mbroheshin ndërsa sulmsuesit e Korabit rezikonin portën e kundërshtarit. Goli i dytë erdhi nga një gofitje e lirë, të cilën me një mjeshtëri e gjuajti Abdul Lleshi , dhe çoi ekipin e tij në avantazh me dy gola, dhe me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje.