Home » KORABI Dibër » Korabi shumë afër qellimit

Korabi shumë afër qellimit

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Dobrusheva (Manastir) – Korabi 1-2 (0-0)
Gol: Albert Kaba, Adrian Mulladauti

Arbër Kuka
Manastir, 10 Prill 2011 – Edhe një ndeshje e mirë, edhe një ndeshje e sigurtë e ekipit Dibran, Korabi, këtë herë si mysafir në Manastir, kundër ekipit të Dobrushevës. Një fitore me rezultat minimal, por me tre pikë shumë me vlerë.

Qëllimi i lojtarëve Dibran, hyrjen në ligën e dytë, se vjen e bëhet edhe më i fortë dhe më i sigurtë. Në ç’do ndeshje tregojnë se e meritojnë vendin e parë në tabelë.

Kundër Dobrushevës, mundesitë për të fituar edhe më bindshëm ishin shumë të mëdhaja. Por prej në pjesën e parë humbën shumë raste për të shënuar gola. Disa herë sulmuesit e Korabit, Abib Klloboçishta dhe Albert Kaba, dolën përballë portës kundërshtare, por realizimi final ishte i dobët dhe në disa raste fati nuk ishte në anën e tyre. Ndërsa vendasit, vetëm njëherë rezikuan portën e Korabit.

Vlerat e ekipive u treguan pjesën e dytë. Vetem 7 minuta, sapo kishte filluar pjesa e dytë, Albert Kaba shënoi golin e avantazhit. 10 minuta më vonë u dyfishua rezultati, këtë herë protagonist i golit ishte Adrian Mulladauti.

Pas këtij rezultati, loja e Korabit u vendos në mbrojtje. Në minutat e ngelura, raste për të shënuar kishin të dy ekipet, por ekipi vendas ariti që të shënojë një gol, por gol i cili vlejti sa për statistkat e golaverazhit, sepse me rezultatin 1-2 mbaroi kjo ndeshje.

Korabi tani është edhe më i sigurtë në vendin e pare me 42 pikë, 5 pikë më shumë se Podmoçani, ekipi tjetër pretendent për ligën e dytë, i cili humbi si mysafir në Ohër, kunder ekipit të Leshanit.

Derbi i javës së ardhshme luhet në Dibër, ku Korabi do të pres ekipin e Strugës, Karaorman. Në këtë ndeshje është lajmeruar se do të fillojë festa për ligën e dytë nga tifozët e klubit “Sokolat”.

About admin

Leave a Reply

Translate »