Home » KORABI Dibër » Karaormani në Dibër u mposht edhe nga Korabi edhe nga Sokolat

Karaormani në Dibër u mposht edhe nga Korabi edhe nga Sokolat

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Korabi – Karaorman 3=1 (1-0)
Gol: Fuat Spahiu, Abib Klloboçishta, Albert Kaba

Arbër Kuka
Dibër, 13 Prill 2011 – Lojtarët e Korabit tani më janë në qiellin e shtatë, janë ata qe i bëjnë gjithë qytetarët Dibran të jenë krenar per ekipin e tyre, Korabin. Vazhdojnë me ndeshje të shkëlqyera, vazhdojnë të japin maksimumin dhe vazdhojnë të marin rezultate positive.

“Pacienti” i radhës ishte Karaormani i Strugës, ekip i cili sa herë luan në Dibër, tregon se është ekip shumë mirë i pregaditur. Por në këtë ndeshje nuk kishte se çka të tregojë, se të gjitha i treguan lojtarët e Korabit. Të motivuar nga spektatorët që në një kohë shumë të keqe, shiu që nuk ndaloi për asnjë minutë, kishin mbushur përsëri shkallët e stadiumit, nga tifo grupi i tyre “Sokolat”, të cilët në mënyrën e tyre treguan se ekipi i Karaormanit nuk është i mirëseardhur në qytetin e Dibrës.

Lojtarët e përzgjedhur nga trajneri i klubit, Ekuran Ushtelenca, realizuan gjithë detyrat që u ishin kërkuar.

Mbrojtja bashkë me portierin, ishin në nivel shumë të lartë. Mesfushorët organizuan dhe udhëhoqen gjithë ndeshjen në mënyre perfekte. Ndërsa edhe nga ata që pritet më shumë, sulmuesit, dhanë maksimunin duke shënuar tre gola.

Kapiteni t ekipit, Fuat Spahiu, në një aksion solo, ariti që të deportojë në zonën e reptësisë dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Në këto momente “Sokolat” festuan golin duke hedhur letra te cilat e zbardhën fushën. Përderisa mysafirët nuk arinin që të organzojnë aksione, lojtarët vendas vazhdonin të sulmojnë portën kundërshtare. Por, me golin e kapitenit mbaroi dhe pjesa e parë.

Vetëm 6 minuta kishin kaluar nga fillimi i pjesës së dytë, kur goleadori i skuadrës, Abib Klloboçishta, shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, gol i cili u dha mundësi edhe njëherë “Sokolave” të bëjnë një festë impozante, këtë herë ndozën flakadane dhe bënë që të digjet tribuna ku qëndrojnë “Sokolat”.

Duke mos mjaftuar avantazhi me dy gola, loja e Korabit se vinte dhe bëheshte më e avancuar. Rezultat i kësaj ishte edhe goli i tretë, që u shënua nga sulmuesi tjetër, Albert Kaba.

Ekipi i Karaormanit për të mos dalur i turpëruar nga fusha e Dibrës, ariti që të zvogëlojë avantzhin në 3-1, nga një kundërsulm i shpejtë.

Ashtu siç kishin paralajmëruar, “Sokolat” me organizmin kanë filluar ta festojnë vendin e parë, vend i cili ekipin e tyre e çon në ligën e dytë.

Në ndeshjen e radhës, Korabit do të udhëtoje për në Ohër, ku do të luajë kundër Leshanit.

About admin

Leave a Reply

Translate »