Home » KORABI Dibër » Korabi mposhti edhe Leshanin

Korabi mposhti edhe Leshanin

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

Leshani (Ohër) – Korabi 0-2 (0-2)
Gol: Albert Kaba, Abib Klloboçishta

Arbër Kuka
Ohër, 16 Prill 2011 – Korabi tajkaloi edhe një pengesë, këtë fundjave luajti kundër ekipit nga Ohri, Leshani.

Ekipi i Leshanit njihet si një ekip i fortë në fushën e vet, ku deri në ndeshjen kundër Korabit nuk kishte asnjë humbje. Por, lojtarët Dibran, ashtu siç i kanë luajtur gjithë ndeshjet tjera e luajten edhe këtë ndeshje. Loja kolektive, pa gabime dhe të organizuar mirë bënë që të fitojnë me rezultat 0-2.

Që në pjesën e parë vulosën fitoren e merituar. Mbas disa raste të humbura për të shenuar në portën e Leshanit, erdhi moment i golit të parë. Kapiteni i ekipit, Fuat Spahiu me një krosim nga qendra e mesfushës, gjeti të lire sulmuesin Albert Kaba i cili me mjeshtëri pranoi topin dhe në të njejtën kohë shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Për të siguruar fitoren që në pjesën e parë, aksionet e lojtarëve të Korabit ishin të njëpasnjëshme. Një rast për të shënuar e shfrytëzoi Abib Klloboçishta, golshënuesi më i mirë i ekipit, gjithashtu edhe lojtari me më shumë gola të shënuara në ligën e tretë, jug-perëndim. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë detyra e lojtarëve Dibran ishte që të mbrojnë me këtë rezultat. Mbrojtësit e Korabit u treguan të vendosur mirë në mbrojtje dhe nga eksperienca që kanë nuk lejuan që ekipi i Leshanit të shënojë në këtë ndeshje.

Në javën e ardhshme, ekipi i Korabit do pauzoje. Por me shumë interesim do ta ndjekin rezultatin e ndeshjes derbi midis Kravarit dhe Podmoçanit, vendi i dytë dhe i tretë.

Ndërsa ndeshjen e radhës, mbas dy jave, do ta luan si mysafir kundër ekipt tjetër pretedent për të fituar vendin e parë, ekipit nga Resnja, Podmoçani.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e veshtirë, por pregaditjet për këtë ndeshje do të fillojnë prej nesër.

Korabi 4-16-11

About admin

Leave a Reply

Translate »