Home » KORABI Dibër » Korabi dhe Sokolat ditën e Diel do festojnë Ligën e Dytë

Korabi dhe Sokolat ditën e Diel do festojnë Ligën e Dytë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Kravari 8-1 (4-1)
Gol: Albert Kaba (4), Abib Klloboçishta (2), Fuat Spahiu, Adrian Mulladauti

Dibër, 4 Maj 2011 – Sikur duket shiu, ekipit të Korabit i sjell shumë fat, ashtu si në tre ndeshjet e kaluara në Dibër edhe në këtë ndeshje, koha ishte me shumë shi, por kjo gjë nuk i pengoi asnjë sportashës Dibran që të jetë i pranishëm në stadiumin e qytetit.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e gjithë sezonit, në këtë ndeshje vendoseshte vendi i parë.
Kravari, ekipi i Manastirit në këtë ndeshje erdhi si ndjekësi më i afërt i Korabit, me 3 pikë disavantazh, dhe vlen të theksohet se në sezonin e parë, Kravari ishte ekipi i vetëm që mposhti Korabin në terenin e tyre.

Stadiumi ishte mbushur përplot, afro 2000 shikues kishin ardhur në këtë ndeshje për të përkrahur dhe për tu dhënë më shumë vullnet lojtarëve të Korabit që të fitojnë këtë ndeshje shumë me vlerë. Në gjithë fitoret e kaluara, Korabi ka qenë një ekip shumë mirë i organizuar dhe ka zhvilluar lojëra shumë të mira. Por, në këtë ndeshje pamë një Korab krejt ndryshe, një Korab më dinamik, sikur duket lojtarët e klubit ishin të motivuar teje mase për këtë ndeshje.

Nuk kaluan as 2 minuta nga fillimi i ndeshjes, Albert Kaba shënoi golin e parë, golin e avantazhit. Ky gol i bëri me krahë futbollistët e Korabit të cilët, përmes Abib Klloboçistës, në minutën e 5-të dhe Albert Kaba në minutën e 10-të çuan epërsinë në 3-0. Nuk kishte ngelë asgjë tjetër perveçse të fillonte festa në shkallt e stadiumit. Përderisa në shkallët e stadiumit festoheshte, këndoheshte pandalë nga “Sokolat”, Alber Kaba shënoi hat-trick në minutën e 20-të, dhe çoi epërsinë në 4-0.

Edhe pse epërsia ishte shumë e madhe, rastet për të shënuar ekipi i Korabit ishin të shumta, por portieri kundërshtar nuk lejoi që të turperohet ekipi i tij prej në pjesën e parë. Nga një kundërsulmi i shpejtë, mysafirët shënuan golin e parë në këtë ndeshje, golin e nderit.

Në fillim të pjesës të dytë, tribina e stadiumit u mbulua me tymëra të kaltërt dhe të bardhë, gjithë kjo e organizuar nga “Sokolat”, ndërsa lojtarët e Korabit për t’ju faleminderuar “Sokolat” në pjesën e dytë shënuan edhe katër gola të tjera. Goleadën e nisi Adrian Mulladauti. Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën golat u shënuan për një kohë shumë të shpejtë. Golshënuesi më i mire i ekipit, Abib Klloboçishta shënoi golin e 6-të nga një goditje dënimi. Golin e shtatë e shënoi lojtari më i dalluar në këtë ndeshje, Albert Kaba, dhe i 4-ti personal. Në minutën e fundit goleadën e përfundoi kapiteni i ekipës Fuat Spahiu.

Me sa duket, lojtarët e Korabit në këtë ndeshje poshtërsuan ekipin rival vetëm për të treguar se për tu kfalifikuar në Ligen e Dytë duhet të fitosh ndeshjet direkte me meritë dhe me një diferencë kaq të madhe golash.

Ky gëzim kishte munguar 13 vite, ishte gëzimi më i madh sepse me këtë fitore siguruan vendin e parë dhe prej në vitin tjetër do të garojmë një kategori më lartë, në Ligen e Dytë.
Ndersa per ndeshjen e fundit ne Diber, diten e diel 8 maj kunder Pitu Gulit, do festohet liga e dyte. Se si do festohet sigurisht qe “Sokolat” kane pregaditur dicka me speciale.

Korabi- Kravari 5-4-11

About admin

Leave a Reply

Translate »