Home » KORABI Dibër » Mbas trembëdhjetë vitesh Korabi rikthehet ne Ligën e Dytë

Mbas trembëdhjetë vitesh Korabi rikthehet ne Ligën e Dytë

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi Diber

KORABI – Pitu Guli 8-2
Gol: Abib Klloboçishta (2), Albert Kaba (2), Faiz Ravmanoski, Shaban Verlaku, Uranik Turkeshi, Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Dibër, 8 Maj 2011 – Korabi dhe “Sokolat”, në mënyre spektakulare përfunduan me sukses ligën e tretë, duke u pozicionuar në vendin e parë, vend që i kfalifikon në ligën e dytë.

Falë angazhimit të tifo-grupit “Sokolat” dita e diel u bë një ditë festive. Festa filloi që në mëngjes në sheshin “Skenderbeg” ku një numër shumë i madh i antarëve të grupit “Sokolat” kishin mbushur sheshin dhe në mënyre tifozerike, me këngë, ngjallën atmosferën sportive në qytet, atmosferë që kishite munguar shumë vite.

Nuk mbahet mend se prej kur nuk e kishim parë stadiumin e qytetit të stërmbushur, ku mbi tre mijë spektatorë kishin mbushur shkallët e stadiumit gjysëm ore përpara se të fillojë ndeshja. Me vet prezencën e tyre kaq heret u tregua se me padurim kanë pritur që të luhet loja e fundit në ligën e tretë dhe të festojnë bashkarisht me lojtarët e ekipit hyrjen në ligën e dytë.

Ndeshja filloi me një koreografi spektakulare të organizuar nga “Sokolat”, koreografi që prej kur ekziston stadiumi i qytetit nuk ishte bërë një gjë e tillë. Në përmasa shumë të mëdha, ishte e vizatuar llogoja e ekipit me një mjeshtëri shumë të madhe nga një antar i grupit “Sokolat”. Mesazhi i koreografisë ishte “Faleminderit” thotë Arber Kuka, kryetar i “Sokolave” që kjo “faleminderit” shkon për të gjithë lojtarët e ekipit që me shumë sakrificaa aritën të mbajnë gjallë emrin e Korabit plot trembëdhjetë vite, duke luajtur pa asnjë pagesë dhe pa asnjë mbështetje. Faleminderit shkon edhe për trajnerin e klubit, Ekuran Ushtelenca, i cili me angazhimin e tij ariti rezultatin maksimal. Faleminderimi shkon edhe për kryesinë aktuale, me kryetar Sejfulla Jani, i cili ka dhënë maksimumin për këtë sezonë që ekipi i Korabit të fitojë vendin e parë.

Ashtu si në ndeshjen e kaluar kunder Kravarit, edhe në këtë ndeshje ekipi i Korabit “numëroi” deri në tetë, duke shënuar plotë tetë gola në portën kundërshtare. Nuk kaluan as 5 minuta nga fillimi i ndeshjes, sulmuesi më i sukseshëm i ekipt Abib Klloboçishta shënoi golin e parë dhe gëzimin e golit e ndau me “Sokolat” duke nxjerë një bluze me mbishkrimin “I Love Sokolat”, ky gjest ishte në shenjë respekti për “Sokolat” që kanë qenë të pandashëm në këtë sezonë, si në Dibër ashtu edhe jashtë Dibre.

Golat tjera erdhën ekspres nga lojtaret tjerë, Albert Kaba 2, Faiz Ravmanoski, Shaban Verlaku, Uranik Turkeshi dhe Fuat Spahiu mbushën portën kundërshtare.

Në fillim të pjesës të dytë “Sokolat” ndozen stadiumin me flakadane dhe hapën një parullë ku shkruante “21 vite SOKOLAT”. Arbër Kuka tha që për ne si grup kaq i organizuar, është vetem filimi, filloi koha e jonë.

Mbas përfundimit të ndeshjes, lojtarët me shumë meritë festuan bashkë me qytetarët dhe sportdashësit brenda në fushën e gjelbërt. Festa vazhdoi edhe nëpër rrugët e qytetit dhe në mbremjë deri në orët e vona të mëngjesit lojtarët bashkë me “sokolat” festuan me muzikë të gjallë në një restorant të Dibrës.

About admin

Leave a Reply

Translate »