Home » KORABI New York » KORABI FESTON 90 –VJETORIN E THEMELIMIT DHE HYRJEN NE LIGEN E DYTE

KORABI FESTON 90 –VJETORIN E THEMELIMIT DHE HYRJEN NE LIGEN E DYTE

JANI: Dibra e meritonte Ligen e dyte

Kampioni Shkendia te dielen ne Diber

Vjollca Sadiku

Diber, 24 Maj 2011- Kryesia e klubit futbolistik ,,Korabi,,ne nje takim me gazetaret shpalosi aktivitete te cilet do ti ndermer me rastin e 90 vjetorit te themelimit te klubit si dhe hyrjen ne Ligen e dyte.

Klubi ne bashkepunim me pushtetin vendor te Dibres ka formuar trupi koordinues i cili do te realizon aktivitete te shumta sportive, kulturore etjer per shenimin e jubileut te madh. Kryetari i klubit Sejfulla Jani dhe perfaqesuesi i komunes Ylli Mirzo, thane se aktivitete kryesore do te realizohen me date 28 dhe 29 maj.

Jani theksoi se me 28 maj ne Qendren per kulture do te mbahet akademi solemne kushtuar jubileut te themelimit te klubit Korabi te Dibres. Sipas tij ne akademine solemne do te kete referat kushtuar 9 dekadave te themelimit dhe qinda e qindra futbolisteve dibran te cilet mbajten fanellen blu e bardhe ne ndeshjet futbollistike. Ne akademine solemne do te marin pjese perfaqesues te LFM te disa klubeve nga Maqedonia dhe Shqiperia si dhe perfaqesues te klubit ,,Korabi ,,nga Njy Jorku.Poashtu do te marin pjese te gjithe veteranet e futbollit dibran.

Ai shtoi se te dielen me 29 maj ne stadiumin e qytetit do te luhet ndeshje miqesore mes Korabit dhe kampionit te rij ne Ligen e pare te Maqedonise , Shkendise te Tetoves. Para ndeshjes do te kete nje program kulturo-artistik me pjesemarje te SHKA,, Haki Stermilli,, nen udheheqjen te Selim Beqirit.

Kryetari i Korabit Sejfulla Jani , para gazetareve foli edhe per perforcimet qe planifikon ti kete Korabi ne Ligen e dyte. Planifikojme qe kater lojtare te sjellin ne Korab nga klubet te tjera. Edhe pse ka spekulime se ka biseda me trajnerin e mirenjohur shqiptar Luan Prekazi, per te ardhur dhe per ta udhehequr Korabin, ata jane spekulime tha Jani. ,,Bisedova me Prekazin I cili ka qene para disa viteve edhe trajner I Korabit, por biseda nuk ka qene ne lidhje me angazhimin e tij ne Korab. Ne kemi trajnerin dibran Hekuran Udhtelenca I cili me sukses realizoi hyrjen e Korabit ne Ligen e dyte futbolistike te Maqedonise.

Biseduam keto dite edhe me veteranet e futbollit dibran , Gafur Bllata dhe Baki Gugushka, ne lidhje me jubileun e themelimit. Bllata I cili ka qene nje nder lojtaret me te mire te Korabit viteve te 60-ta, tha se ndjehet I lumtur qe futbolli dibran shenon plot 9 dekada nga themelimi.Gafuri thote se Dibra ka pasur lojtare shembullor dhe me dinjitet ka prezentuar futbollin vendas. Edhe Baki Gugushka futbollist I njohur I Korabit ne vitet te 60 thote se dibranet gjithmon kane dashur futbollin. Vet fakti qe klubi eshte formuar para 90 viteve flet per kulturwn futbolistike dhe sportive qe kane pase dibranet.

About admin

Leave a Reply

Translate »