Home » KORABI Dibër » U shenua solemnisht 90 Vjetori i KF “Korabi” te Dibres.

U shenua solemnisht 90 Vjetori i KF “Korabi” te Dibres.

Vjollca Sadiku

Ne prani te shume sportisteve, veteraneve te sportit dhe qytetare ,te shtunen ne mesdite,ne restorantin “Penestia” ne Diber, u mbajt nje Akademi solemne sportive ku u shenua 90 Vjetori i themelimit te Klubit Fudbolliostik “Korabi”, dhe njehere hyrjen ne Ligen e dyte futbollistike.

 

Ne kete manifestim merrnin pjese stafi drejtues dhe furbollistet e “Korabit”, veteranet e ketij klubi, tifozet “Sokolat”, Argwtim Fida, kryetar i Komunes, Ruzhdi Lata, myftiu i Dibres, Murat Mela, kryetar i klubit “Korabi” nga Nju Jorku me bashkepunetoret e tij, perfaqesues te institucioneve, te biznesit dhe dashamire te sportit.

 

Ne kete Akademi sportive respektivisht ne ditlindjen te KF “Korabi”, dibranet ndjehen krenare per klubin e tyre futbollistik qe respekton kontributin e tere gjeneratave te futbollisteve. Sejfulla Jani, kryetar i ketij klubi falenderoi futbollistet aktuale per ndeshjet e tyre te sukseshme futbollistike, tifozet “Sokolat” dhe te gjithe ata qe financiarisht e ndihmuan KF “Korabi” qe tashme ka hy ne Ligen e Dyte futbollistike te Maqedonise.

 

Argetim Fida, theksoi se, “ futbollistet dibrane jane pjese e gjallerise se qytetit. Merita e tyre eshte qe ne sot 90 Vjetorin e klubit e festojme me suksesin e hyrjes ne Ligen e Dyte Futbollistike te Maqedonise. Kjo tregon se Dibra ka rini te shendoshe plot enthuziazem, dhe se kete rini e presin dite edhe me te mira. Dibra e Madhe ne arsim, kulture e sport eshte ne krye te veprave atdhetare, duke dhene personalitete te shquara. Ne si pushtet vendor frymojme se bashku me popullaten dhe do ta ndihmojme edhe ne te ardhmen kete klub sportive”, tha Fida.

 

Ruzhdi Lata, shtoi se, “ emri i KF “Korabi” perveç ne Diber te Madhe eshte shperndare ne Peshkopi dhe ne Nju Jork te SHBA-ve, duke u bere simbol i Dibres dhe i dibraneve. Kjo na inspiron dhe jep shprese se sporti te ne do te vazhdoje. Njeriu qe merret me sport eshte me i lire, me fisnik dhe me i lumtur. “Korabit” tani i nevojitet ndihme edhe me e madhe morale dhe financiare. Ata qe i dhane shpirt ketij klubi jane tifozet “Sokolat” qe deshmuan kulture dhe miresjellje qytetare dibrane. Eshte amanet i gjeneratave te meparshme qe te vazhdoje rruga e sukseseve te “Korabit” ne lartesine sa eshte i larte vete mali Korab”, tha myftiu Lata..

 

Kete tubim e pershendeten edhe Murat Mela, perfaqesues i “Korabit” nga Nju Jorku, Gafur Bllata veteran i futbollit, Fuat Spahiu, kapiten i ekipit aktual te “Korabit” dhe Arber Kuka, organizator dhe ideator i tifozave “Sokolat”.

 

Arben Jajaga, i cili ka pergatitur per botim nje liber per KF “Korabi”, foli per historikun e themelimit te ketij klubi futbollistik ne vitin 1921 dhe rrugetimin e tij 90 vjeçar, plot svida e suksese gjer ne ditet e sotme.

 

Te djelen, me 29 maj ne stadiumin e qytetit u mbajt pjesa e dyte e ketij manifestimi solemn me nje koncert me kenge e valle nga SHKA “Haki Stwrmilli” nga Dibra dhe mysafire te ftuar. Pas kesaj ne stadiumin e qytetit u luajt loja miqesore festive mes “Korabit” te Dibres dhe “Shkendijes” se Tetoves.

About admin

Leave a Reply

Translate »