Home » KORABI Dibër » U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I KORABIT (Dibër)

U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I KORABIT (Dibër)

URIM LLESHI KRYETAR I RI
Kryesia siguron mjete dhe përforcime për start në ligen e dytë

 

 

 

 

 

 

Dibër, 31 Korrik 2011 – Kuvendi zgjedhor i klubit fudbolistik ,,Korabii,, i cili sivjet do të garojë në ligën e dytë futbolistike të Maqedonisë unanimisht për kryetar të ri të klubit zgjodhi punëtorin e njohur sportiv dibran Urim Lleshi , i cili momentalisht është edhe kryetar i Federates të kajakistëve të Maqedonise dhe kryetar i Kanu kajak klubit,, ,,Radika,, . Lleshi theksoi se është optimist se Korabi edhe në ligën e dytë do të kor suksese ashtu sic bëri edhe në ligën e tretë jug perëndim ku garonte deri tani . Ai propozi dhe kuvendi i përkrahu 23 antarët e rinj të kryesisë të cilët besohet se do të ndihmojnë klubin me mjete, do të lobojnë pwr një pozicion më të mire financar por dhe do të kontribojnë për avansimin e klubit fudbolistik të Dibrës të jetë shumë i sukseshëm edhe në ligën e dytë.

Në kuvend u miratua me unanimitet edhe bordi mbikëqyrës të cilin e përbëjnë kryetari i Dibrës Argëtim Fida, myftiu Ruzhdi Lata si dhe presidenti i klubit ,,Korabi,, nga Nju Jorku Murat Mela .

Kryetari i komunës Aregetim Fida duke marë pjesë aktive në kuvendin zgjedhor tha se përkrahje të madhe për klubin e Korabit do të japin disa ndërmarje private, mërgimtarët nga Dibra në SHBA, nëpërmjet klubit fudbolistik ,,Korabi ,,nga Nju Jorku , biznesi dibran, si dhe pushteti vendor. Ai me këte rast falëminderoi kryesinë të deritashme në krye me kryetarin Sejfulla Jani për suksesin që pati me klubin që atë e avansoi në ligën e dytë dhe shtoi se beson se edhe kryesija e re do të jetë e sukseshme.

Në debat antarët e kuvendit theksuan se Dibra meritonte që të ketë Korabin në Ligen e dytë fudbolistike të Maqedonisë , me që ka një fond të madh të lojtareve por ka edhe një traditë 9o vejecare të futbolit. Poashtu kuvendarët shtuan se ka nevoje që klubit edhe në këtë ligë të ketë një veb faqe ku dibranët ku do qofshin të njohtohen me sukseset e Korabit po një kohësisht edhe të bëhen transparente harxhimet që do ti bëjë klubi.

Një vend të vecantë në kuvend pati edhe domethënja e tifozëve të Korabit ,,Sokolat,, të cilët dhanë një kontribut për suksesin e klubit Dibran për tu bë anëtar i Ligës së Dytë. Arbër Kuka lideri i tifozëve ,,Sokolat,, tha se qindra dibran të rinj edhe në Ligën e dytë do të jenë lojtari i dymbëdhjete i Korabit.

Trajner i klubit mbetet Hekuran Ushtelenca dhe Korabi i cili ndeshjen e parë në Ligën e dytë do ta ketë në Manastir me ,,Pelisterin,, do të jetë i perforcuar me disa lojtare nga klubet e tjera të vendit.

Vjollca Sadiku

About admin

Leave a Reply

Translate »