Home » KORABI Dibër » Korabi humbën, “Sokolat” triumfuan

Korabi humbën, “Sokolat” triumfuan

 

 Liga e Dytë e Maqedonisë

       Korabi Diber     

 Pelister – Korabi 2–0 (1-0)

Manastrir, 7 Gusht 2011 – Xhiroja e parë në ligën e dytë rikthen dhe ekipin e Korabit mbas plotë 13 vitesh në ligën e dytë. Ekipi Dibran udhëtoi për në Manastir ku luajti me ekipin e Pelistrit.

Ekipi nga Manastiri fitoi me rezultat 2-0. Ndoshta priteshte që ekipi i cili vitin e kaluar garonte në ligën e parë, të fitojë shumë lehtë dhe me rezultat më bindës. Por, kjo gjë nuk ndodhi sepse lojtarët e Korabit nuk u dorëzuan lehtë, por dhanë maksimumin për të treguar vlerat e tyre.

Ndeshja nuk nisi aq mirë për ekipin Dibran, pasi që në minutën e 6-të, mbas një gabimi të portierit Fatmir Bafto, pësuan golin e parë. Ky gol bëri që morali i lojtarëve të Korabit të bjerë pak, dhe këtë gjë u u munduan lojtarët vendas ta shfrytëzojne duke berë disa raste për të shënuar.

Pjesa e dytë ishte gjithçka ndryshe, nuk arije të kuptoje se ku luheshte ndeshja, në Manastir apo në Dibër, për shkak se ekipin e Korabit kishin ardhur në një numër shumë të madh ta përkrahin “Sokolat”, ata me këngë, brohoritje dhe përkrahje deri në fund u dhanë zemër dhe i motivuan lojtarët Dibran.

Prania e “Sokolave” ndoshta ishte një befasi, sepse stadiumi Tumbe Kafe njifet si një stadium i pa “prekshëm” nga grupet shqiptare, për shkak se atje urejtja etnike dhe fetare është në kulmin e saj. Por, kjo don të thotë që “Sokolat” për të përkrahur ekipin e tyre, nuk bëjnë llogari se kë e kanë kundërshtar. Per ata ka vetem një qëllim, përkrahja e klubit të tyre të zemrës.

Rastet për të shënuar se vinin e shtoheshin, por finalizimi ishte jo i saktë. Lojtarët e Pelistrit duke parë se loja e tyre po bjente, filluan që ti provokojnë lojtarët e Korabit në baza nacionale dhe fetare. Ndoshta ky ishte stili i tyre për të mbajtur rezultatin. Por, kjo gjë solli shumë acarime në fushën e gjelbërt, ku në këtë ndeshje u ndëshkuan gjithësej 10 lojtarë me kartona të verdhë dhe një lojtar i Korabit me karton të kuq.

Në momentin që priteshte të barazaohet rezultati, Pelisteri ariti me një kundërzbritje të shpejtë të shënoje golin e dytë, por duhet theksuar se në këtë aksion gjyqtari anësor ngriti flamurin për të sinjalizuar ofsajd, ndërsa gjyqtari kryesor la që loja të vazhdojë dhe me këtë aksion Pelisteri shënoi golin e dytë, golin e sigurisë.

Arbër Kuka

About admin

Leave a Reply

Translate »