Home » KORABI New York » EDHE NJË VJEDHJE NË DIBËR – KF “KORABI”

EDHE NJË VJEDHJE NË DIBËR – KF “KORABI”

korabisokolat[1]

FUTBOLISTËT MBETEN PA ,,KRANPONKA,,

Dibër, 11 Gusht 2011 – Vjedhjet nuk lanë pa prekur edhe klubin futbolistik Korabi të Dibrës, i cili këtë vit është anëtar i ligës së dytë futbolistike të Maqedonisë. Hajnat duke thyer dyert të magacinave në objektin të këtij klubi, i cili gjendet në stadiumin e qytetit, kanë vjedhur 13 komplete të reja të këpuceve – kramponkave te cilët për nevojat e klubit kanë qenë donacion nga mërgimtarët Dibran në Amerikë. Poashtu gjatë vjedhjes janë marë edhe trejnerka, fanela, dhe paisje të tjera futbolistike. Kryetari i klubit Urim Lleshi i indinjuar nga ky akt i hajnave thotë se dëmi material është afro 3 mijë euro.

Pas marjes së informimit për aktin e vjedhjes, përgjegjësit të klubit futbolistik Korabi, kanë paraqitur rastin në stacionin policor, por sipas kryetarit Lleshi është pritur disa ore që policia të kryen aktivitete të regjistrimit të këtij akti. Tani për tani hetimet vazhdojnë , por ende nuk dihen autorët të kësaj vjedhje e cila iritoi dukshëm simpatizantët të klubit futbolistik Korabi e sidomos tifozët ,, Sokolat,,
Kjo vjedhje është vazhdimi i akteve të ngjajshme të hajnave të cilët ende nuk janë zbuluar.

Vjolca Sadiku

About admin

Leave a Reply

Translate »