Home » KORABI Dibër » Fati “tradhëtoi” Korabin

Fati “tradhëtoi” Korabin

 Liga e Dytë e Maqedonisë

       Korabi Diber

KORABI – Vëllazërimi 0-1(0-1)

Dibër, 14 Gusht 2011 – Ekipi Dibran Korabi, në xhiron e dytë të ligës të dytë në Republikën e Maqedonisë, dhe të parën mbas 13 vitesh e zhvilloi në stadiumin e qytetit në Dibër, para 1500 spektatorësh, kundër ekipit nga Kërçova, Vëllazërimi.

Kjo ndeshje u prit me shumë entuziazëm nga qytetarët Dibran, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit. Pasi që rikthimi në elitën futbollistike i ekipit Korabi, bëri që ata që vijnë në stadium të shikojnë një ndeshje cilësore.

Ekipi i Korabit dominoi ndeshjen, bënë shumë raste për të shënuar, katër herë goditën shtyllën, ndersa ekipi i Vëllazërimit shënoi golin e fitores.

Mbas një koreografie të bukur nga ata që priteshte “Sokolat”, nisi ndeshja. Për fat të keq ekipi i Korabit ndeshjen e nisi me “hendikep” 0-1, për shkak se që në minutën e parë, mysafirët shënuan golin e avantazhit. Goli erdhi shumë rastëesisht, në momentin ku mesfushori i ekipit te Vellazerimit pastroi topin, dhe gjeti të papregaditur mbrojtjen e Korabit, të cilët lejuan që sulmuesi kundërshtar të dalë i vetëm në portën e Korabit, dhe pa problem shënoi gol.

Ndeshja vazhdoi me një lojë shumë ofanzive nga ana e Korabit, u munduan të bëjnë shumë raste për gol që të barazojnë rezultatin, por shtylla pengoi dy herë që topi të preke rrjetën e golit.

Aksionet vazhdonin, minutat kalonin por rrjetat në pjesën e parë nuk u prekën më.

Shumë raste për të shënuar ekipi i Korabit i kishte në pjesen e dytë. Mbas shumë aksioneve rradhazi, përsëri pengesë u bë shtylla e portës, edhe dy herë të tjera. Në këtë ndeshje fati i kishte kthyer shpinën ekipit Dibran, Korabi.

Arbër Kuka

Korabi 8-14-11

About admin

Leave a Reply

Translate »