Home » KORABI New York » “SOKOLAT” – Kumtese

“SOKOLAT” – Kumtese

Sokolat

Diber, 15 shtator-Javen e kaluar KF.. korabi luajti ndeshjen e rradhes me ekipin e Ohriot-Lote, ku antaret e tifozeve Sokolat dhe udheheqesia e saj ishin ne vazhdimesi te pyetjeve te policeve. Andaj udheheqesia  leshon ne mediat kete kumtese.

Qe nga themelimi (1990) e deri me sot “Sokolat” kane perkrahur ekipin e tyre K.F Korabi ne te gjitha ndeshjet e ketij klubi dhe asnjehere nuk eshte rregjistruar ndonje incident ne mes ketij grupi dhe ndonje grupi tjeter tifozesh apo qytetareve te tjere te pranishem ne stadium, cka nenkupton qe “Sokolat” kane per qellim te mbeshtesin ekipin e tyre dhe jo te nxisin incidente.

Akoma nuk e kuptojme perse ne ndeshjen e rradhes nga Liga e II fotbollistike mes Ohrid Llote – Korabi ,tifozet dibrane u “mikpriten” nga njesite speciale “Alfa” kur asnje nga anetaret e “Sokolave” nuk eshte i inkriminuar ne krim apo ne ndonje veper penale.Pse aq njesi policore dhe te te gjitha gradave ne nje ndeshje qe nuk paraqiste rezikshmeri kur dihej qe ne stadium ishin prezent vetem “Sokolat” dhe nje grup qytetaresh Dibran.

Gjate gjithe ndeshjes kur te pranishmit ne stadium ndiqnin ndeshjen, e ne te njejten kohe Sokolat kendonin dhe mbeshtesnin ekipin e tyre te zemres, te painteresuar per futboll ne stadium ishin policet dhe eproret e tyre, te cileve me siguri u pengonte atmosfera e bukur e krijuar ne stadium qe ngjasonte si ne nje ndeshje ne mes ekipeve te kampionateve eminente Europiane, dhe filluan te nxisin tension ne publik duke terorizuar tifozerine si dhe shikuesit e rendomte te
pranishem ne stadium.

Terorizimi vazhdoi edhe gjate zhvillimit te ndeshjes, kur disa here u thiren udheheqesit e grupit “Sokolat” te cileve u beheshin pyetje me shabllonet dhe skenaret e viteve 1981. Absuriditeti arriti kulmin kur keta police te graduar kerkuan heqjen e flamurit Kombetar nga vendi ku ndodheshin “Sokolat”, me arsyetim te pallogjikshem qe ki flamur sjell provokim!

Pyesim me forcen e arsyes:

– Kush u provokua nga flamuri? Kur te pranishem ne stadium ishin Dibranet “Sokolat” dhe policia. Kuptohet qe dibraneve JO e aq me pak “Sokolave”.

– A do provokohej policia nga ndonje flamur i shtetit tjeter, apo vetem nga flamuri yne Kombetar
eshte provokues per ta?

– Pse nuk reagoi delegati, kompetent per transparentet e vendosura ne fushe dhe regullsine e
ndeshjes, por reagoi policia ?

Me sa duket, akoma egzistojne police te graduar te cileve akrepat e ores u levizin mbrapsht. Pervec kesaj, gjate gjithe ndeshjes anetaret e grupit u gjobiten nga policia per raste qe ndodhin rendom ne c’do stadium te R.M-se. Kjo gje nga ana e policise behej qe te vazhdohej presioni i tyre dhe per te treguar diktature ndaj nji grupi tifozesh qe sipas cdo te dhene dhe statistike risin mesataren e shikushmerise se Liges II te futbollit ne Maqedoni ngaqe masovikisht perkrahin ekipin
e tyre te zemres.

Ne kerkojme qe ne takimet e ardheshme policia te kryeje detyren ne qetesimin e situatave e jo ne tensionimin e tyre dhe provokime dhe ndalim te incidenteve te kerkojne neper grupet e tifozerive qe interpretojne dhune dhe qe rihen neper rruget e kryeqytetit me gra dhe femije dhe jo ne grupet qe kendojne dhe brohorasin.

Gjithmone neper festa Dibranet kane festuar me flamur, dhe c’do ndeshje e Korabit eshte FESTE per Dibranet.thuhet ne kumtesen e leshuar nga perfaqesuesit e grupit te tifozeve te Korabit- Sokolat.

“Sokolat” – Diber

About admin

Leave a Reply

Translate »