Home » KORABI New York » Korabit i mungoi vetëm goli

Korabit i mungoi vetëm goli

Liga e Dytë e Maqedonisë

  Korabi Diber

KORABI – Pelister (Manastir) 0-0

Arbër Kuka
Dibër, 10 Mars, 2012 – Mbas tre muaj pauze, sot filloi kampionati në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Në ndeshjen e parë të sezonit pranveror ekipi i Korabit ishte nikoqir i ekipit nga Manastiri, Pelister.

Dibranët sikur u pa, mezi që kishin pritur të hapen dyert e stadiumit, sepse stadiumi ishte i mbushur plot e përplot, kishte diku reth 1500 shikues dhe atmosfera ishte në nivelet më të larta.

Përsëri si ne çdo ndeshje, “Sokolat” ishin në qendër të vëmendjes, Ata për këtë ndeshje kishin pregaditur një koreografi që çuditi gjithë të pranishmit. Shpalosën një flamur sa gjithë tribunat e stadiumit (100metra), thjeshtë mund të themi që ishte një flamur gjigant! Për të mos e lane me kaq, “Sokolat” ishin të zëshëm gjatë gjithë ndeshjes. Këngët, brohoritjet, flamujt dhe tymrat nuk u mungonin as në këtë ndeshje.

Sa i përket ndeshjes, mund të themi se kishte vite të tëra që publiku Dibran nuk kishte ndjekur një ndeshje kaq iteresenate sa ishte kjo e sotmja. E fortë fizikisht, e bukur taktikisht, por për fat të keq pa asnjë gol, edhe pse rastet për gola nuk munguan.

Përforcimet që kanë veshur fanellat e Korabit treguan se janë bërë përforcime të sigurta. Të gjithë dhanë maksimumin si dhe treguan vlerat e tyre.

Edhe pse Dibranët këtë ndeshje e prisnin si një ditë feste, federata e Maqedonisë nuk ishte i ketij mendimi, ata vendosën që kjo ndeshje të quhet në rezik të lartë, ku nga kjo gjë vijnë shumë pasoja negative për ekipin e Korabit. Gjyqtari i kesaj ndeshje ishte figura kryesore, ai në disa raste, sidomos nëpër ndërprerjet e aksioneve të lojtarëve të Korabit, merte vendime të pakuptueshme dhe në fund të ndeshjes ishte personi më i padëshiruar në stadiumin e qytetit në Dibër.

Mbi të gjitha, vlen të theksoet se fytyra e re e Korabit, në krahasim me ekipin që ishte në sezonin e kaluar, të bën të kesh shprese që Korabi me lojën që tregoi sot, bën të shpresojmë që do kalojnë zonën e rezikshme për të rënë nga liga e dytë.

Ndeshja e radhës do zhvillohet në Kërcovë kundër Vëllazërimit, ku pritet që të fitohen pikët e para si mysafir.

About admin

Leave a Reply

Translate »