Home » KORABI New York » Korabi për herë të parë mer pikë jashtë Dibre

Korabi për herë të parë mer pikë jashtë Dibre

Liga e Dytë e Maqedonisë

Korabi Diber

Vëllazërimi (Kërçovë) – KORABI 1–1 (1-0)
Gol: Pula

Arbër Kuka
Kërçovë, 13 Mars 2012 – Ekipi i Korabit ariti te një barazim shumë të vlefshëm jashtë fushës së saj, në Kërçovë kundër Vellazërimit. Është hera e parë në Ligën e Dytë që Korabi arin të dalë i pamposhtur si mysafir.

Në këtë ndeshje ekipi i Korabit udhëtoi i vetëm pa “Sokolat” për arsye se Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur që të mos udhëtojnë grupet tifozerike në mënyrë të organizuar, por, prapë se prapë, në stadiumin e Kërçovës më shumë kishte spektatorë nga Dibra, gjë që tregon se dashuria për Korabin është shumë e madhe.

Në këtë takim formicioni i Korabit ishte gati i njejtë me atë nga ndeshja e fundit kundër Pelisterit në Dibër. Edhe pse priteshte që Korabi ta fus kundërshtarin në situatë të keqe, kjo gjë nuk ndodhi, ekipi kundërshtar në aksionin e parë te tyre, ne minute e 3-të shënuan golin e avantazhit.

Por, goli nuk demoralizoi lojtarët e Korabit, por bëri që lojtarët e Korabit të angazhohen shume më shumë në këtë ndeshje. Por me kalimin e kohës u pa që kundërshtari i Korabit në këtë ndeshje përveçse ekipi i Vëllazërimit ishin edhe gjyqtarët e ndeshjes, ata (te tre) vazhduan ritmin e njejtë kunder Korabit, ashtu siç bëjnë dhe kanë bërë gjyqtarët në Ligën e Dytë ne Maqedoni.

Ekipi i Vëllazërimit përveçse golit të avantazhit nuk ariti ta rezikojë portën e Korabit në asnjë moment, edhe pse ishte nikoqir i kësaj ndeshje. Ndërsa rastet e lojtarëve të Korabit nuk munguan, por më e rezikshmja ishte ajo e Fuat Spahiut i cili me një gjuajte të fortë ariti të rezikojë portën e Vëllazërimit, por portieri bëri të pamundurën dhe largoi topin.

Ndërsa në pjesën e dytë loja u zhvillua vetëm në një mesfushë, Korabi mundoheshte që të gjejë sa më shumë hapësira për të shënuar golin e barazimit. Goli i parë erdhi nga një krosim, por për fat të keq në mënyrë të çuditshme gjyqtari anësor sinjalizoi pozicion jashtë loje (ofsajd), gjë që acaroi situaten në fushën dhe stadium.

Duke parë se koha kaloi, loja ofanzive se vinte dhe shtoheshte, dhe nëpërmjet një mesfushori shumë të shpejtë, Pula, aritën të shënojnë golin e barazimit, gol i cili gëzoi pa masë gjithë të pranishmit nga Dibra,

Në këtë ndeshje ekipi i Korabit ishte disa klasë më lartë se ekipi i Vëllazërimit dhe nikoqiret ndryshuan taktikën dhe filluan me shumë faulle. Duhet të ceket edhe rasti më ideal për të shënuar golin e fitores kur Briliant Syla, sulmuesi i Korabit kishte rastin më të mirë për te çuar Korabin në avantazh dhe ti fitoshim tre pikë shumë të vlefshme, por portieri u tregua me i saktë në reagimin e tij dhe në fund ndeshja mbaroi me rezulltat 1-1.

Ndërsa javen e ardheshme Korabi luan kundër Llokomotivës në ora 14:00 në Dibër.

About admin

Leave a Reply

Translate »