Home » KORABI New York » Korabi mposhti Ohrid Lloten

Korabi mposhti Ohrid Lloten

Liga e Dytë e Maqedonisë

Korabi Diber

Korabi – Ohrid Llote 2-0 (1-0)
Gol: Cvete Delioski, Bryljant Syla

Arber Kuka
Diber, 31 Mars 2012 – Ekipi i Korabit në xhiron e 20-të luajti kundër ekipit rival për mbijetesë në ligën e dytë, Ohrid Llote.

Në këtë ndeshje, ashtu si në të gjitha deri më tani, lojtarët Dibran kishin përkrahje maksimale nga ana e qytetarëve të Dibrës, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit, 1500 të pranishem. Gjithashtu “Sokolat” ishin në nivelin e duhur dhe bën që atmosfera në stadion të jetë shumë e zjartë.

Në këtë ndeshje lojtarët e Korabit hynë mbas një disfate të rëndë kundër Makedonia Gj.P. në xhiron e kaluar, por ndeshja kundër Ohrid Llote ishte një mundësi shumë e mirë për të përmisuar dhe për të treguar se ajo çka ndodhi ne Gjorçe ka qenë vetem një ditë e keqe për ekipin e Korabit, dhe ashtu ndodhi.

Të motivuar më shumë se kurrë, ekipi i Korabit shkatëroi ekipin e Ohrid duke mos i dhënë asnjë mundësi për të rezikuar portën e Korabit. Bënë një lojë shumë të fortë fizike si dhe taktike.

Formacioni i Korabit që në fillim ishte shumë ofanziv dhe kjo rezultoi pozitivisht për shkak se mbas disa raste të njëpasnjëshme, në minutën e 18-të në mënyrë të palejuar në zonën e rezikshme ndaluan sulmuesin Bryliant Syla, dhe gjyqtari i ndeshjes në të drejtë akordoi penallti. Realizues i gjuajtjes nga pika e bardhë ishte Cvete Delioski i cili ishte i sakte.Loja ofanzive dhe e sigurtë vazhdoi gjatë gjithë pjesës të pare, por pa realizuar gola të tjerë.

Pjesa e dytë nisi njësoj si pjesa e parë, përsëri angazhim maksimal nga ana e lojtarëve të Korabit. Përsëri lojë ofanzive, ndërsa ekipi mysafir nuk kishte fuqi të ndalojë aksionet e njëpasnjëshme të Korabit dhe goli e dytë nuk vonoi. Bryljant Syla shënoi golin e dytë, golin e sigurisë në këtë ndeshje dhe bëri që atmosfera në stadiumin e qytetit të arijë kulmin.

Mbas kësaj fitore, Korabi kaloi zonën e rrezikut për të rënë nga liga e dytë, deri më tani ka grumbulluar 21 pikë dhe rënditet I 11-ti në tabelë, baraz me pikë sa Llokomotiva i vendit të 10-të.

About admin

Leave a Reply

Translate »