Liga e Dytë e Maqedonisë
KORABI – Miravci 2:0 (1:0)
Gol: Abib Klloboçishta, Fuat Spahiu
Dibër, 10 Prill 2012 – Sot Korabi ishte nikoqir i ekipit Miravci i cili është pretendues për të hyrë në Ligën e Parë të vendit.
Korabi mori epërsinë heret në lojë kur Abib Klloboçishta shënoi një gol të mrekullueshëm nga nje goditje të lirë. Ekipi vendas vazhdoi të dominojë dhe ishte evident që ishte eprore në fushën e gjelbërt mbasi e tërë pjesa e parë u luajt në mesfushën e mysafirëve.
Edhe në pjesën e dytë Korabi ishte ekipi më i fortë në fushë dhe ariti të shënoje golin e dytë nëpërmjet kapitenit Fuat Spahiu i cili pranoi topin në anën e majtë dhe me mjeshtëri gjuajti dhe topi kaloi portierin, qëlloi shtyllën dhe tundi rrjetën.
Me lojëra të këtilla Korabi do ti mundësojë vetes egzistencë në kategorinë që garon.