Home » KORABI Dibër » Korabi me sukses nise sezonin pranveror, Gati per derbin me Karormanin!!

Korabi me sukses nise sezonin pranveror, Gati per derbin me Karormanin!!

Kravari – KORABI 3:4(0:2)
Gol: Fuar Spahiu, Albert Kaba, Abib Klloboçishta, Ujkan Jani

Manastir, 10 Mars 2013 – Korabi ka nisur me sukses sezonin pranveror duke treguar qe eshte nje nder favoritet e kampionatit per tu rikthyer ne ligen e dyte. Ndeshja ndaj Kravarit te Manastirit ka qene nje ndeshje e veshtire. Ka nisur gjithcka mire per Korabin duke shenuar dy gola me fillimin e lojes, ne minuten e 5, Fuat Spahiu i jep epersin Korabit, dhe me pas Albert Kaba, dyfishon shifren, po me kete rezultar perfundon pjesa e pare 0-2 ne epersi te Korabit.  Pjesen e dyte ngjallen vendasit dhe vetem pak minuta nga fillimi ata shenojne golin e pare duke ngushtuar diferencen ne 2-1, nuk kalojne shume minuta dhe futbollistet e Kravarit shenojne dhe golin e barazimit 2-2. Kur te gjithe menduan se Kravari do beje revanshin e rezultatit ndodhi e kunderta, Abib Kllobocishta shenon golin e tret te skuadres duke rikthyer avantazhin e Korabit, vendasit kishin mundesi reale per te kthyer perseri barazpeshen e ndeshjes, po per kete mendon portieri i Korabit, Raifi, i cili me sukses priti penaltine, dhe si gjithmon vjen ne shprehi ligji i pashkruar i futbollit, kur nuk shenon, peson, ishte goli i Ujkan Janit qe vendosi per fatin e ndeshjes duke thelluar  epersin e Korabit ne 4-2. Ne fund te ndeshjes vendasit shenuan edhe e golin e tret, per te vulosur rezultatin perfundimtar 3-4. Korabi me tre piket e fituar ngjitet ne kuoten e 36 pikeve nuk ndryshon asgje ne renditje por eshte vetem 3 pike larg vendit te pare, Kf Karaormani, skuader te cilen do ta kete kundeshtar javen e ardhshme ne Diber.

Leutrim Gorenca

About admin

Leave a Reply

Translate »