KORABI – Karaorman 1:0(1:0)
Gol: Abib Klloboçishta
Dibër, 17 Mars 2013 – Ndeshja ka nisur me nje minute heshtje ndaj te ndjerit, ish-futbollistin e Korabit Fais Ramanovski, si dhe vendosjen e nje pllake perkujtimore nga tifogrupi i Sokolave.
Korabi ka vazhduar formen e mire me nje fitore minimale 1-0 ndaj Karaormanit, ne nje stadium i cili ishte i mbushur plot e perplot nga sportdashesit Dibran, njejt si ne sezonin e kaluar ku Korabi luante ne nje kategori me larte.
Korabi e filloi shum mire ndeshjen, duke shenuar prej ne minutat e para. Golin e fitores per Korabin dhe te vetmin e ndeshjes e shenoi Abib Kllobocishta.
Në vazhdim futbollistit e Korabit dominuan, por edhe Karaormani tentoi pa pasur sukses. Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Korabi shënoi një fitore shumë të rëndësishme.
Pas javes se 17-te, Korabi ka 39 pike duke u gjendur ne vendin e dyte, dy pike me pak se Vllazrimi i Struges, i cili gjendet ne vendin e pare.
Leutrim Gorenca