Home » KORABI Dibër » Tjetër fitore para javës vendimtare

Tjetër fitore para javës vendimtare

Korab vs Mlladost 2-1
Gol: Abib Klloboçishta, Fuat Spahiu

Dibër, 31 Mars, 2013 – Korabi ka arritur një fitore tjetër të rëndësishme, duke u përgaditur për ndeshjen vendimtare të kampionatit kundër liderit të ligës, Vllazërimit të Strugës.

Korabi ka mposhtur në Diber skuadrën e Mlladostit me rezultatin 2-1, golat për Korabin u shenuan nga Abib Klloboçishta dhe Fuat Spahiu.

Edhe pse ndeshja u shoqerua nga të reshurat e shiut kjo nuk i pengoi sportdashësit Dibran të jenë në një numër të madh në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Kjo ishte fitorja e 12-të rradhazi e futbollistëve të Korabit, por javen që vjen ka ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, ndeshjen që do ta luaj si mysafir në Strugë. Sipas të gjitha gjasave do jetë kjo ndeshja e cila do vendos fatin e ligës se cili nga klubet do të ngadhnjej duke u kalifikuar në ligen e dytë.

Në Strugë, Korabi do ketë përkrahjen e Sokolave të cilët gjithmonë i janë gjendur pas klubit të tyre, ata premtojnë se do jenë në një numër të madh për të përkahur skuadrën e tyre, siç kanë qenë edhe herët e kaluara.

Leutrim Gorenca

About admin

Leave a Reply

Translate »