Home » Kombetarja » Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s para Italisë

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s para Italisë

Renditja e re e Kombëtares Shqiptare të futbollit u përmirësua me një pozicion, pavarësisht boshllëkut të kalendarit që ofronte FIFA me mungesën e sfidave zyrtare.

Kuqezinjtë tashmë e shohin veten në vendin e 54 në klasifikimin botëror në kuotën 623 pikë në total, edhe pse në muajin e analizuar nuk kemi zhvilluar asnjë ndeshje.

Përmirësim edhe në ranglistën e përfaqësueses së Kosovës që renditet në vendin e 164 në FIFA. Seleksioni i trajnerit Bunjaku ka lënë pas në renditje edhe një prej kundërshtarëve të Shqipërisë  në grupin G kualifikues të Botërorit 2018, Maqedoninë.

About admin

Leave a Reply

Translate »