Templates by BIGtheme NET
Home » Kombetarja » Ndeshja kundër Italisë, De Biasi publikon listën

Ndeshja kundër Italisë, De Biasi publikon listën

Trajneri i ekipit Kombëtar Shqiptar Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojëtarve që do të luajnë në ndeshjen kundër Italisë.

De Biasi ka rikthyer në kombëtare sulmuesin Sokol Cikalleshi, ndërsa vihet re prezenca e katër lojtarëve nga Superliga. Bëhet fjalë për dy portierët, Hoxha e Shehi si dhe mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla dhe talentin e Skënderbeut, Liridon Latifin.

Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.

LISTA E PLOTË:

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Orges Shehi (Skënderbeu)

Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

Ansi Agolli (Karabak)

Elseid Hysaj (Napoli)

Naser Aliji (Kaizerslautern)

Frederik Veseli (Empoli)

Arlind Ajeti (Torino)

Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

Burim Kukeli (Zyrih)

Migjen Basha (Bari)

Taulant Xhaka (Bazel)

Amir Abrashi (Frajburg)

Odise Roshi (Terek Grozni)

Ledian Memushaj (Peskara)

Andi Lila (PAS Janina)

Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)

Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

Bekim Balaj (Terek Grozni)

Armando Sadiku (Lugano)

Azdren Llullaku (Astana)

Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor)

About admin

Leave a Reply

Translate »