Home » KORABI Dibër » Grupi tifozerik ” Sokolat ” mbajten kuvendin – Zgjodhen kryesi te re.

Grupi tifozerik ” Sokolat ” mbajten kuvendin – Zgjodhen kryesi te re.

Proçesverbal
Për mbajtjen e kuvendit të grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër

Kryesija aktuale e grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër, me iniciativë të kryetarit të grupit Brezar Dibra, në ambientet e Amfiteatrit pranë Qendrës për kulturë- Dibër, më datë 03.10.2018, organizoi dhe mbajti kuvend.

Me kuvendin udhëhoqi Blend Imami i cili para anetareve të pranishem të grupit, propozoi këtë rend dite:

1.Zgjedhja e kryetarit të ri të grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër,
2.Zgjedhja e kryesisë të grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër
3.Zgjedhja e perfaqesuesit të grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër në KF”Korabi”

Të pranishmit e pranuan rendin e ditës, u dakorduan që proçesverbalin ta mbajë Blend Imami dhe për verifikues të proçesverbalit u caktuan Sokol Dovolani dhe Musa Samarxhiu.

Ne lidhje me pikën 1 të rendit të ditës, pas arsyetimit për dorëheqjen vullnetare të kryetarit të deritanishëm, faleminderimit për përkrahjen dhe bashkpunimin, nga te pranishmit u propozuan 4 emra për pasues të tij dhe atë: Genc Ballanca, Jetmir Kuka, Rinor Sllova dha Edon Mulladauti. Tre prej të propozuarve, pasi dhanë arsyetimet e veta, nuk pranuan kandidaturen. Propozimi i katërt, Jetmir Kuka , me vota unanime u zgjodh nga të pranishmit si kryetar i ri i grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër.

Ne lidhje me pikën 2 të rendit të ditës, pas debatimit, diskutimit dhe propozim emrave nga të pranishmit, në votim për anetarë të kryesise të re të tifo grupit u nominuan: Genc Ballanca ( njëherit edhe përfaqesues i grupit na TKZ), Lami Karpuzi(nga kryesia e vjetër), Edon Mulladauti (student), Besi Lleshi (gjimnazist), Roni Fida (gjimnazist), Blendi Jani (gjimnazist), Laim Sturçe (gjimnazist) dhe Shahin Verlaku (gjimnazist). Te propozuarit pasi pranuar kandidaturën e tyre dhe detyrën e besuar, nga të pranishmit u votuan dhe u zgjodhen pa kundërshtim për anetarë të rinj të kryesise të grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër.

Ne lidhje me piken 3 të rendit të dites, unanimisht nga të pranishmit me arsyetimin se pikërisht ai është më në rrjedha me punën e klubit dhe menyrën e funkcionimit të detyrës të dhënë, si përfaqesues i grupit tifozerik “Sokolat”-Dibër në KF”Korabi”, u emërua Brezar Dibra.

Mbasi u diskutua mbi të tre pikat e rendit të ditës, udheheqësi i kuvendit faleminderoi të pranishmit dhe shpalli të njejtin të mbyllur.

“Sokolat”


Source link

About admin

Leave a Reply

Translate »